Mana e së Hënës: Mënyra e të menduarit sjell ndryshimin

Rick Boxx · · 5 min lexim · Mana e së henës

Menyra E Të Menduarit Sjell Ndryshimin

Nga: Rick Boxx

Situatat e sotme ekonomike ma kane perforcuar edhe me tej mendimin së të arrish të mbash qendrimin e duhur shpirteror dhe emocional në kohen e duhur është shumë e rendesishme. Në turbulliren ekonomiko-sociale që është krijuar, biznesmenet kane vetëm dy mundësi: ose të behen pjese e krizes duke frenuar rritjen dhe duke rrudhur aktivitetin e tyre ose ta shohin katastrofen aktuale si një shkak për sfida të reja.

E ardhmja e bizneseve mund të jetë me e mirë ose me e keqë në baze të mënyrës së si ato do të reagojne në raport me mundesite që u përmenden me siper. Nga vezhgimet e mija del së ata biznesmene që i lene menjane ankthet dhe me agresivitet iu futen aktiviteteve të reja, arrijne ta përballojne shumë mirë furtunen e krizes. Në shumicen e rasteve duhet të priremi nga mendimi së ajo që humbi humbi, por ka ende shumë për të fituar.

Ne Bibel, tek Filipianeve 4:6-7 thuhet, “Mos u shqetesoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kerkesat tuaja Perëndisë me ane lutjesh dhe pergjërimesh, me falëndërim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuaresie, do të ruaje zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

Ne kushtet kur bursat bien dhe prodhimi e shitjet pakesohen, të thuash ” Mos u shqeteso” dhe nga ana tjetër të arrish vërtet të mos shqetesohesh, jane dy gjëra të ndryshme. Por në pasazhin nga Bibla theksi vihet tek zevendesimi i ankthit në pergjithesi me besimin tek Zoti, me nevojen për t’ja shprehur Atij lutjet, kerkesat dhe meraqet tona.

Ky zevendesim behet me sukses vetëm në rast së arrijme ta ndjejme e ta kuptojme së Zoti kontrollon gjithshka dhe së Ai kërkon për në me të miren. Po nuk e besove këtë, ateherë është është e vështirë të perjetosh “paqen e Zotit, e cila tejkalon çdo zgjuaresi.” Të gjithe duam të kuptojme sa me mirë së si i Gjithefuqishmi vepron në të mirë të popullit të Tij, sidomos në rrethana të cilat duken të pamundura. Dhe pikerisht kjo na sjell tek esenca e besimit: Të besosh edhe ateherë kur gjithshka duket e pabesueshme. Të besosh edhe ateherë kur gjithshka në të cilen ke besuar dhe je mbështëtur të është permbysur. Në shkrimet e Shenjta një parim baze mbizoteron – Zoti është i qendrueshem dhe i pagabueshem. “Kurre nuk do të te le, nuk do të te braktis”, premton Ai tek letra drejtuar Hebrejve 13:5.

Pasazhi vazhdon me tej me një përgjigjë ndaj ketij premtimi “kështu mund të themi me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe une nuk do të kem frike; e c’mund të me bëjë njeriu!?” (Hebrejve 13:6). Pse? Sepse, sic thuhet dy vargjë me poshtë: “Krishti është i njejte dje, sot e perjetë”(Hebrejve 13:8). Keto fjalë të Bibles mua me kumtojne mesazhin së pavaresisht së në çfarë situatash ndodhemi, pavaresisht së sa e rende mund të behet gjëndja ekonomike, Zoti është gjithmone aty, i gatshem të na përgjigjët e të na dale krah.

Edhe tek Filipianeve, apostulli Pal nenvizon rëndësinë e të menduarit në mënyrë pozitive. Mbasi na keshillon të mos kemi frike, ai shkruan, “Se fundi, vellezer, të gjithe gjërat që jane të vërteta, të gjitha gjërat që jane të ndërshme, të gjitha gjërat që jane të drejta, të gjitha gjërat që jane të pastra, të gjitha gjërat që jane të dashura, të gjitha gjërat që jane me fame të mirë – ku ka ndonjë virtyt dhe ku ka ndonjë levdim – për keto mëndoni” (Filipianeve 4:8).(ebrews (

Nese keto kohet e fundit ke pasur shqetesime në punë, ndalu për një cast dhe reflekto mbi fjalët e mencura të Palit dhe premtimet që behen në letren drejtuar Hebrejve. Ndjesia e besimit, e shoqeruar me lutje, falëndërime dhe paqetim, është shumë me e mirë së sa ndjesite e ankthit dhe shqetesimit.

Reflektim dhe Diskutim

Si do ta përshkruaje mënyrën tende të te menduarit në këtë periudhe vështirësish ekonomike?

Si të duket sygjërimi së kjo periudhe duhet pare si periudhe oportunitetesh të reja dhe jo si periudhe kur duhet të ndiqet rryma e pergjitheshme e pesimizmit?

Rick Boxx citon keshillen biblike “mos u shqeteso për asgjë.” A mëndon së kjo keshille është realiste dhe e mundeshme për t’u zbatuar në kushtet e pasigurise dhe madje të kaosit? Shpjegoje përgjigjën tende.

Ideja e “te menduarit në mënyrë pozitive”, e përdorur në këtë ese, nuk është thjesht një keshille me teper për motivim në jetë nga ato që japin sociologet, por një thirrje për të besuar të Zoti, për të zevendesuar mentalitetin dekurajues me besimin tek kujdesi i Tij ateror. Perpiqu të hedhesh në diskutim këtë ide dhe zbulo së si ti vete reagon ndaj saj.

SHËNIM: Nese e ke Biblen dhe do të dish me shumë për këtë teme, lexo pasazhet e meposhteme: Romakeve 5:3-5; 2 Korintasve 4:16-18, 5:7; 1 Thesalonikasve 5:16-18; Jakobi 1:2-8


Lexo gjithashtu:

Rick Boxx

Rick Boxx është themelues dhe president i Integrity Resource Center, një organizatë që ndihmon bizneset dhe profesionistët të zbatojnë parimet biblike në vendin e punës. Ai është autor i devotshmeve "Integrity Moments" dhe kontribues i rregullt i Monday Manna të CBMC International. Me përvojë të gjatë në botën e biznesit dhe financës, Boxx ka ndihmuar mijëra profesionistë të ndërtojnë biznese me integritet.

Rick Boxx
Rick Boxx
Rick Boxx është themelues dhe president i Integrity Resource Center, një organizatë që ndihmon bizneset dhe profesionistët të zbatojnë parimet biblike në vendin e punës. Ai është autor i devotshmeve "Integrity Moments" dhe kontribues i rregullt i Monday Manna të CBMC International. Me përvojë të gjatë në botën e biznesit dhe financës, Boxx ka ndihmuar mijëra profesionistë të ndërtojnë biznese me integritet.
Ndaje:
>
Scroll to Top