Mana e së Hënës: Mendjelehtësia në investime

Rick Boxx · · 5 min lexim · Financat & Kujdestaria

Mendjelehtesia Në Investime

Nga: Rick Boxx

Ne kushtet e krizes ekonomike globale, tema e investimeve është bërë një nga temat me popullore në diskutime. Paketa investimesh që pak vjet me pare dukeshin të forta e të sigurta, brenda një kohe të shkurter u zhvleftesuan në mënyrë drastike. Disa të ashtuquajtura “fisha blu” (kompani me financa shumë të forta) papritur u katandisen me një vlere me të vogel së sa vete fishat e lojes poker.

E pra! Shumë prej ketyre investimeve ishin bërë duke llogaritur që prej tyre të merreshin fitime të arsyeshme. Ato ishin bazuar mbi performancen me të mirë të kompanive dhe mbi begatine e qendrueshme që ofronte tregu ndërkombetar. Por edhe eksperte të njohur në fushen e parashikimit ekonomik u kapen në befasi…

Investime edhe tani mund të behen por, gjithsesi, ato nuk mund të bazohen me në formulat e njohura. Po deshtuan për aresye të ndryshme, ato sjellin humbje të medha.

Te marrim si shembull super pasanikun që zoteron kazinone, e cila u be teme e revistes televizive amerikane me titull “60 minuta”. Emisioni vuri në qendër të vet një pikture që miliarderi e kishte blere për shumën marramendese prej 139 milione dollaresh. Emisioni u mor me këtë pikture jo për shkakun së ajo ishte shitur kaq shtrenjte, por për një aresye tjetër. Piktura u be teme e emisionit sepse asaj iu krijua një defekt shumë i madh.

Ne intervisten e tij, pronari i kazinose tregoi së si gjate një ekspozimi që i kishte bërë piktures pas blerjes, ai vete kishte bërë një veprim të pakontrolluar. I qeshur dhe plot krenari ai kishte drejtuar gishtin me vrull drejt kanavaces së kryevepres artistike, por, pa dashje, i kishte shpuar asaj një vrime.

Perfytyroni së çfarë tmerri dhe zhgenjimi pesoi ky njeri. Një gafe e tij e castit dhe krejt e pavullneteshme ia kishte ulur menjeherë vleren piktures me disa milione dollare . Mund të thuhet me plot gojen së vrima që ai i kishte bërë piktures tashme i që hapur edhe atij vete në zemër.

Shumica jone nuk ka për të pasur ndonjeherë një veper arti që të kushtoje 139 milione dollare. Madje, një gjë e tille as që na shkon neper mend. Por gjithshka është relative. Pavaresisht nga sasia e të ardhurave që kemi, në të gjithe rrezikojme që të investojme parate – edhe shpirtin – në gjëra materiale që mund të demtohen apo edhe të humbasin si makine, shepi, mobilje, pajisje elektronike të teknikes së fundit etj.

Bibla e trajton këtë mendjelehtesi që con në vendosjen e “plackes” si prioritet të jetës sone. Tek Mateu 6:19-21 Jezusi na meson, “Mos mblidh për vete thesare mbi toke, ku i brejne tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhesit shperthejne dhe vjedhin. Perkundrazi, mblidhni për vete thesare në qiell ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhesit nuk shperthejne e nuk vjedhin. Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.”

Ne këtë varg Jezusi thekson së zemra jone shkon aty ku është investimi yne. Në thelb, kjo do të thote se, nese nuk bejme kujdes, placka mund të behet perendia yne. Por Ai kurrsesi nuk thote së gjërat materiale jane krejtesisht të papranueshme. Tek Mateu 6:31-32 Jezusi ka thene, “Mos u shqetesoni, pra, kur thoni “Çfarë do të hame ose çfarë do të pime, ose me çfarë do të vishemi?” …Ati juaj qiellor, pra, e di mirë së ju keni nevoje për të gjitha keto gjëra. Por, para së gjithash, kërkoni mbreterine e Perëndisë dhe drejtësine e Tij dhe të gjitha keto gjëra do t’ju shtohen.”

Ku qendron pra morali i kesaj eseje? Kur ben një investim, degjo së c’te thote zemra. Investimet materiale kane rëndësinë e tyre, por ato edhe mund të zhduken. Investimet hyjnore nuk zhduken kurre. Këtë na meson Jezusi.

Reflektim dhe Diskutim

  1. Po të kishe bërë ti një investim të ngjashem me ate të piktures shumë milioneshe të pronarit të kazinose, si do të ishe ndjere sikur ajo të demtohej aksidentalisht?
  2. Çfarë mëndon për thirrjen e Jezusit për të grumbulluar pasuri në parajse? Perse e ka fjalën ai?
  3. A di për ndonjë investim (tendin apo të dikujt tjetër) që nuk e ze ndryshku, nuk mund të vidhet apo të shkaterrohet? Po të bëjë një inventar të investimeve të tua “qiellore”, çfarë do të perfshije në te? SHËNIM: Në rast së e ke Biblen dhe dëshiron të dish me tej për këtë teme, lexo si më poshtë: Predikuesit 5:8-15; Marku 10:17-31; Lluka 16:10-13; 2 Korintasve 9:6-11; Filipianeve 4:19; 1 Timoteut 6:17

Lexo gjithashtu:

Rick Boxx

Rick Boxx është themelues dhe president i Integrity Resource Center, një organizatë që ndihmon bizneset dhe profesionistët të zbatojnë parimet biblike në vendin e punës. Ai është autor i devotshmeve "Integrity Moments" dhe kontribues i rregullt i Monday Manna të CBMC International. Me përvojë të gjatë në botën e biznesit dhe financës, Boxx ka ndihmuar mijëra profesionistë të ndërtojnë biznese me integritet.

Rick Boxx
Rick Boxx
Rick Boxx është themelues dhe president i Integrity Resource Center, një organizatë që ndihmon bizneset dhe profesionistët të zbatojnë parimet biblike në vendin e punës. Ai është autor i devotshmeve "Integrity Moments" dhe kontribues i rregullt i Monday Manna të CBMC International. Me përvojë të gjatë në botën e biznesit dhe financës, Boxx ka ndihmuar mijëra profesionistë të ndërtojnë biznese me integritet.
Ndaje:
>
Scroll to Top