Mana e së Hënës: Koha për të rikujtuar Rregullin e Artë

Robert J. Tamasy · · 5 min lexim · Integriteti & Karakteri

Koha për të rikujtuar Rregullin e Arte

Nga: Robert J. Tamasy

Nje ditë biznesi në kohen e sotme mund të përshkruhet si vazhdim i një rendjeje të etheshme mbas fitimit: të fitosh klientin, të fitosh tregun, të fitosh mbi konkurencen. Çdo ditë bursat shpallin fitimet dhe humbjet. Në një kohe kur kriza ekonomike nuk lajmeron ende ndonjë permirësim të dukshem, jane të shumte ata që nuk fitojne. Si pasoje e pushimeve masive nga puna, kredive të ndërprera, investimeve të humbura etj., individe dhe e familje të tera mezi arrijne të paguajne faturat e përditëshme të kostos së jetëses.

Ndoshta tani është koha me e pershtateshme që biznesmenet dhe profesionistet në fushen e biznesit t’i drejtohen serisht “Rregullit të Arte”. Mund t’ju kujtohet së për herë të pare ky rregull i arte përmendet në Testamentin e Ri të Bibles ku apostulli Pal citon Jezusin që thote: “Ka me shumë lumturi të japesh së sa të marresh” (Veprat 20: 35)

Megjithese disa cinike duan të thone së në kohen e sotme Rregulli i Arte është transformuar dhe ka marre kuptimin “Kush ka arin vendos rregullin”, parimi baze i tij mbetet i vërtete edhe për këtë shoqeri të ngerthyer nga materializmi dhe konsumizmi. Ndonese bujaria është gjithmone e me e rralle, është intërësante të konstatosh së si edhe sot e kesaj ditë “dhenia” shpesh paraqitet shumë me teper shperblyese së “marrja”.

Kur japim, bejme që të tjeret të gezojne ndihmen e nevojshme, por njekohesisht edhe në marrim diçka shumë të rendesishme: sadisfaksionin shpirteror të faktit që në jemi zgjëdhur nga Perëndia për të percjelle ndihmen e Tij. Pra edhe ketu del fjala “fitim”, por ky është një fitim shumë me i madh së fitimi material.

Edhe diçka tjetër: në këtë proces (te dhenies) në behemi të ndërgjëgjshem së nuk do ta kishim mundësinë e “dhenies” po të mos kishim pasur edhe në ndihmen e të tjereve përgjate rrjedhes së jetës dhe punës tone. Pra, t’u ofrosh të tjereve ndihme në forme materiale, keshillash apo inkurajimi, do të thote të kthesh e të shperblesh bujarine prej së ciles ke perfituar me pare vete ti.

Bibla flet gjate mbi dhenien dhe bujarine duke percjelle një informacion që është shumë i domosdoshem sidomos sot kur njerëzit në nevoje që na rrethojne jane të shumte. Ja disa shembuj:

Bujaria është diçka e mirë: Në punë shpesh diskutohet mbi ate c’ka është e mirë ose e keqe. T’i besh tjetrit ndër kur e ke mundësinë, kjo padyshim, është diçka e mirë. E megjithate, perfitimi yt në këtë rast është i shumëfishte. “Ka nga ata që shkaperderdhin bujari dhe behen me të pasur, dhe ka nga ata që kursejne me teper së sa duhet, dhe behen gjithnje e me të varfer. Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditët” (Fjalë të Urta 11:24-25).

Bujaria promovon të miren. Të jesh bujar do të thote të perbesh një shembull të fuqishem për të tjeret. “Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi…Ai ka shperndare lirisht, u ka dhene nevojtareve, drejtësia e tij vazhdon për jetë…” (Psalme 112:5, 9).

Bujaria ndëron Perëndinë. Dashuria dhe dhemshuria qendrojne në themel të karakterit të Perëndisë dhe nuk ka mënyrë me të mirë për ta reflektuar këtë karakter së sa duke dhene prej atyre pasurive me të cilat Ai na ka bekuar. “Kush shtyp të varferin fyen rende Krijuesin e tij, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e ndëron Perëndinë” (Fjalë të Urta 14:31).

Bujaria pasqyron besimin tone tek Perëndia. “Porositi të pasurit e kesaj bote të mos jene krenare, dhe të mos i mbajne shpresat në pasurine që është e pasigurte, por në Perëndinë e gjalle, i cili na jep gjithshka bujarisht për ta gezuar, të bejne të mira, të behen të pasur në vepra të mira, të jene bujare dhe të gatshem për të dhene…”(1 Timoteu 6:17-18).

Reflektim dhe Diskutim

C’mendim ke për të ashtuaquajturin “Rregull i Arte”? Cili është njeriu me bujar që ke njohur? përshkruaje këtë njeri duke treguar së si ka ndikuar bujaria në jetën e tij/saj. Si do ta klasifikoje veten tende në lidhje me bujarine? E ke të natyrshme apo të duhet sforcim që të jesh bujar? Shpjegoje përgjigjën tende. Sikur në boten e biznesit koncepti “perfitim” të zevendesohej me konceptin “dhenie”, si do të paraqitej kjo bote? A është realiste të mendosh një ndryshim të tille? Pse ose pse jo?

SHËNIM: Bibla ka edhe pasazhe të tjera në lidhje me këtë teme:

Psalme 37:21; Fjalë të Urta 3:27-28, 11:26, 21:13, 22:9; Lluka 12:48; Korintasve 9:6-7; 1 Timoteu 6:17-19


Lexo gjithashtu:

Robert J. Tamasy

Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.

Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.
Ndaje:
>
Scroll to Top