Gjërat Që I Shprehim Pa Fjalë
Nga: Robert J. Tamasy
Nje nga gjërat baze që thuhet në ciklin e leksioneve mbi komunikimin në biznes që une jap në kolegj, është së vetëm shtate përqind e një komunikimi të caktuar behet nepermjet fjalëve. 93 perqindshi tjetër i ketij komunikimi realizohet jo nepermjet fjalëve që shkembehen, por nepermjet kontaktit pamor, shprehjeve të fytyres, levizjeve të trupit, të duarve dhe toneve të zerit.
Edhe menyra së si i kemi organizuar sendet dhe letrat mbi tryezen e punës në zyre flet shumë mbi në “Veprimet flasin me shumë së fjalët.”
Duke komentuar mbi këtë të vërtete, Max DePree (Maks Deprii), autor dhe drejtues i njohur biznesi, thote: ” E shprehin apo nuk e shprehin me fjalë, menyra së si sillen tregon shumë për mentalitetin dhe vlerat morale të drejtueve në fushen e biznesit”. Menyra së si në i ndërtojme dhe i mbajme gjalle mardheniet, së si reagojme fizikisht, së si komunikojme me të tjeret dhe, sidomos menyra së si u shërbejme të tjereve me produktet apo mendjen tone, flasin shumë mbi ate cka në jemi realisht.
Prej dekadash të tera është bërë zakon që firmat e biznesit të hartojne me shkrim dhe të paraqesin profilet, vizionet, misionet, qellimet dhe vlerat e tyre. Por shpesh ky lloj dokumentacioni, pasi shtypet e shperndahet herën e pare, arkivohet dhe pastaj harrohet. Në dy firma me të cilat une kam punuar si konsulent kam vene re së jo vetëm e kishin percaktuar qarte vizionin, misionin, qellimet dhe vlerat e tyre, por edhe i kishin afishuar ato dukshem neper mure për t’u pasur parasysh në vazhdimesi nga punonjesit dhe nga vete drejtuesit.
Por edhe me i rendesishem së sa ky lloj afishimi është fakti që shtabi drejtues këmbëngulte në realizimin praktik të parimeve, vlerave e vizioneve që kishte hartuar. Nga bisedat që kam bërë me punonjes, me anetare të drejtorise, me disa ish punonjes dhe me kliente të ketyre dy kompanive, kam vërtetuar së keto të fundit (kompanite) bejne përpjekje aktive për t’ju permbajur atyre parimeve që i kane percaktuar si udherrefyese.
Kjo me ben pershypje të mirë sepse, sikundër thote një thenie,”Fjalët nuk kushtojne.” Është kollaj të thuash së ti beson në diçka, por është shumë e vështirë ta vërtetosh këtë me vepra, sidomos në rastet kur të jepet edhe mundesia e kompromisit. Bibla ka shumë pasazhe që i adresohen pikerisht rendesise së shoqerimit të fjalëve me vepra. Ja disa shembuj:
Fjalët tona – të mira apo të keqia – do t’u komunikohen të tjereve. Në kushte stresi dhe preokupimi për të plotesuar detyra brenda afateve të caktuara, fjalët e nxituara e plot zemërim dalin lehte nga goja. Në duhet të mesohemi t’i matim fjalët mirë dhe t’i përdorim ato me kujdes duke pasur gjithmone parasysh së ato (fjalët tona) po u komunikohen të tjereve. ” dhe ato që degjove nga une përpara shumë deshmitareve jepua njerëzve besnike që do të jene të afte të mësojne edhe të tjere” (2 Timoteut 2:2).
Nese jemi drejues efektive ata që na ndjekin pas do të krahasojne fjalët me veprat tona. Na pelqen ose jo, në jemi të vezhguar. Në japim shembullin që duhet të ndjekin të tjeret. Thenia,”Bej si them une, por mos bej si bej une,” është e huaj për një drejtues. “Ato gjëra që keni mësuar, marre dhe degjuar nga mua dhe pare në mua, i beni… ” (Filipianeve 4:9).
Te pretendosh të behesh drejtues duhet të jesh në gjëndje të plotesosh standarte të larta kualifikimi. Bibla percakton standarte për pastoret në kisha, por të njejtat principe jane të vlefshme edhe për drejtuesit në fushen profesionale dhe të biznesit. “…në qoftë së dikush dëshiron të behet peshkop, ai dëshiron një punë fisnike. Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patemete…i matur, i permbajtur,… dinjtoz…” (1 Timoteut 3:1-8).
Pra, nese kërkon të behesh udheheqes, ke detyrimin për të mos e ndare kurre fjalën nga vepra.
Reflektim dhe Diskutim
- A e dije së një perqindje kaq e madhe e komunikimit realizohet jo nepermjet shkembimit të fjalëve? Çfarë domethenie ka kjo për ty në pergjithesi, pavaresisht së çfarë ben a ku punon?
- Sill ndër mend shembuj të komunikimit jo-verbal që ti i ve re në jetën e përditëshme. Si mëndon, ky lloj komunikimi (jo-verbal), i perforcon apo i dobeson mesazhet që po komunikohen?
- Gjate një ditë punë të zakonshme, sa mjaftueshem i lidh ti fjalët me veprimet e tua. Çfarë ndryshimi duhet të besh brenda vetes në rast së konstaton së është e nevojshme që fjalët e tua të perputhen me mirë me veprimet që ben?
- A pajtohesh me standartet e larta që parashtrohen në 1 Timoteut 1:3-8? Pse ose pse jo? (Krahaso këtë pasazh me Titit 2:1-8.) SHËNIM: Nese e ke Biblen dhe do dëshje të lexoje pasazhe të tjere në lidhje me këtë teme, shiko si më poshtë: Zanafilla 39:2-6; Jozueu 1:6-9; Fjalë të Urta 13:16; Mateu 4:18-22; Titit 1:6-9