21 Mars, 2011
Si Të Përballemi Me Të Ardhmen E Paqartë
Nga: Dr. Rick Warren
Pavarësisht se cfarë thonë anketuesit, analistët dhe prognozistët, asnjë nuk mund ta parashikojë me saktësi se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Edhe parashikimet më të mira nuk janë gjë tjetër vecse hamendësime te shprehura bukur. Në botën e sotme ndryshimet ndodhin më shpesh, më shpejt dhe thuajse në mënyrë të papritur. Të bësh biznes në këtë mjedis do të thotë, sic shprehet analisti Michael Annison (Majkëll Anison) “Të menaxhosh vorbullën e ciklonit.” E si mund të garantohet suksesi kur e ardhmja është kaq e pasigurtë?
Bibla na jep tre parime të rëndësishme që ndihmojnë për t’u përballur me të ardhmen:
- KËSHILLOHU ME PERËNDINË PËR PLANET QË BËN. Unë mendoj se është mëndjelehtësi të bësh plane pa u këshilluar fillimisht me Perëndinë. Shkrimet e Shenjta na sigurojnë se vetëm Ai e njeh të ardhmen dhe se është i gatshëm të na udhëheqë drejt saj. Bibla thotë, “Ne mund të bëjmë planet tona, por Perëndia e ka fjalën e fundit” (Fjalë të Urta 16:1). Thënë ndryshe, është marrëzi të bësh plane pa u lutur më parë. Do të sygjeroja këtë fillim për lutjen, “O Perëndi, cfarë dëshiron të bësh te unë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim…?”
- JETOJI DITËT ME RRADHË, NJË E NGA NJË. Megjithëse mund të bëjmë plane për nesër (s’ka asgjë të keqe të planifikosh mbi bazën e informacionit që zotëron), ne nuk mund ta jetojmë të nesërmen paraprakisht. Duhet të presim që cdo ditë të bëhet dita e sotme. Shumë njerëz harxhojnë kohë të pamatë duke qarë të kaluarën që shkoi dhe duke u merakosur për të ardhmen që ende s’ka ardhur. Ata nuk gjejnë kohë për të shijuar të sotmen. Dikush ka pas thënë:”Jetë, quhet ajo gjë që të ndodh ty, ndërsa je duke bërë plane për për gjëra të tjera.” Jezusi ka vërejtur, “Mos u brengosni për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet” (Mateu 6:34).
- MOS E ZGJAT – BËJE TANI! Stërzgjatja e gjërave është kurth i padukshëm. Ajo të bën të humbasësh të sotmen duke i shtyrë gjërat për nesër. I premton vetes se do ta bësh filan gjë “një nga këto ditë”, por shpesh “një nga këto ditë” shndërrohet në “kurrë”. Shtyrja do të thotë të bazohesh në një ditë që mund të mos e shohësh asnjëherë. “Mos u mbaj me atë që mendon të bësh nesër, sepse ti nuk e di se ç’mund të sjellë dita” (Fjalë të Urta 27:1). Çfarë pate në plan të bëje vitin e kaluar dhe nuk e bëre? Me që nuk munde vjet, kur ke ndërmend ta bësh sivjet? Bibla na jep këtë këshillë të mençur: “Mos ia refuzo të mirën atij që i takon kur e ke në dorë ta bësh. Mos i thuaj të afërmit tënd, ‘do të ta jap nesër’ kur e ke me vete gjënë që këkrkohet” (Fjalë të Urta 3:27-28). Me fjalë të tjera, ç’ke për të bërë, BËJE TANI! Në Bibël, Perëndia shtron nevojën e veprimit të menjëhershëm për gjëra që kanë rëndësi themelore: “Unë i di planet që kam për ju,” thotë Zoti. “Janë plane për mirë dhe jo për keq, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë…Do të më gjeni kur të më kërkoni sepse do të më kërkoni me gjithë zemër” (Jeremia 29:11,13). Reflektim/Pyetje Diskutime
- A është pasiguria për të ardhmen (në lidhje me biznesin, karrierën dhe fusha të tjera të jetës) burim ankthi për ty? Pse, ose pse jo?
- Si ndikon paparashikueshmëria e të ardhmes në planet e tua?
- Cili nga tre parimet që ofrohen për të përballuar të ardhmen të duket më i përshtatshëm për ty? Shpjegoje përgjigjen.
- A je nga ata njerëz që harxhojnë kohë duke u marrë me të kaluarën (sidomos me gabimet që ke bërë) dhe që e vret shumë mendjen për atë se ç’mund të të ndodhë në të ardhmen? A mendon se këto ndikojnë në mënyrën se si ti e përjeton të tashmen? SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe këto pasazhe që kanë lidhje më këtë temë: 1 Kronikat 12:32; Psalme 37:1-11; Fjalë të Urta 16:9, 19:21; Isaia 41:10; Filipianëve 4:6-7
