Mana e së Hënës: Të Mos Tundohemi

Robert J. Tamasy · · 5 min lexim · Integriteti & Karakteri

Të Mos Tundohemi

Nga: Robert J. Tamasy

Ështe e pamundur të mbyllim sytë para asaj që po ndodh mjaft shpesh këto kohë: lidera të njohur, politikanë, drejtues të biznesit, figura të sportit madje edhe klerikë që kryejnë akte në kundërshtim me etikën ose që përfshihen në skandale të mëdha. Dridhemi kur dëgjojmë të tilla gjëra dhe me ankth pyesim veten se deri ku mund të shkohet kështu.

Kjo është padyshim një e vërtetë shumë e hidhur për botën ku jetojmë. Brez pas brezi ka ndodhur që lidera të fuqishëm e të mirënjohur kanë rënë në humnerat e dështimeve të mëdha etiko-morale. Mos kjo duhet pranuar si normë? Mos duhet që t’i japim vlerë universale thënies se “Pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”?

Mund të justifikohemi me faktin se “njerëz jemi” dhe se askush nuk është i përkryer. Megjithëse ky justifikim e ka brenda një të vërtetë, ai nuk mund të përdoret për të përligjur sjelljet imorale dhe jo etike. Fakti që ngjarjet e hidhura si ato që u përmendën më sipër ende përbëjnë “lajm” nënvizon të vërtetën se ende presim standarte të larta etike dhe vlera të shëndosha morale prej liderave në fusha të ndryshme.

Por çështja kryesore nuk është të gjejmë ndonjë mënyrë për t’i bindur liderat (të cilët nuk i takojmë dot kurrë) që ata të demostrojnë vlera të larta etiko morale. Çështja ka të bëjë me ty dhe me mua: si do të mundemi ne që, në familje, në punë ose në komunitet të luajmë rolin e liderit që di të dallojë të mirën nga e keqja dhe të luftojë për të mirën.

Duke lexuar të përjetshmin “manual të biznesit” që quhet Bibël, shohim një qasje të sinqertë ndaj qënies njerëzore: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një” (Romakëve 3:10). Por ky përcaktim nuk ofrohet si justifikim për mos zbatimin e principeve morale të njohura e të pranuara botërisht. Ai, dhe të tjerë si ai, ofrohen nga Shkrimet e Shenjta si paralajmërime dhe detyrime për të pasur standarte të larta etiko-morale:

Askush nuk është i imunizuar. Vite më parë dëgjova për një drejtues të një organizate të madhe jo fitimprurëse, i cili pati thënë: “Një fushë veprimi ku unë nuk do të dështoj kurrë është fusha e mardhënieve njerëzore.” Pak vite më vonë doli se ai paskish qenë përfshirë në një mardhënie jashtëmartesore me sekretaren e tij! Prandaj Bibla paralajmëron, “Ai që mendon se qëndron në këmbë, le të ketë kujdes se mos bjerë” (1 Korintasve 10:12).

Ki kujdes kur gjërat shkojnë mirë. Jemi më të tundueshëm kur punët shkojnë mirë dhe na duket se kemi gjithshka nën kontroll. Atëhere ne ndihemi të sigurtë në vetvete dhe harrojmë varësinë nga Perëndia. “Kur kisha bollëk thoja ‘ unë kurrë nuk do të tundem…'” (Psalme 30:6).

Të gjithë e kemi një rrugëdalje. “S’kisha se ç’bëja” ky është një justifikim tepër i varfër për të përligjur veprime etiko-morale të ulta. Vërtet mund të jetë e vështirë t’i rezistosh tundimit, por po t’i referohemi Perëndisë, Ai na ndihmon që të mos e hedhim hapin nga tundimi në mëkat. “Asnjë tundim nuk ju ka kapur juve përveç atyre të zakonshmëve për njeriun. Por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që të tundoheni përtej asaj ç’ka mund të mbani, por, kur të tundoheni, Ai do t’ju japë edhe një rrugëdalje që ju të mund ta përballoni atë (tundimin)” (1 Korintasve 10:13).

Çdo njeri ka nevojë për ndihmë. “Jam i brishtë; Nuk i rezistoj dot tundimit.” Kjo mund të jetë e vërtetë, por nëqoftë se themi se e besojmë Biblën, atëhere prej asaj mund të marrim forcën e Jezusit për të bërë atë ç’ka nuk e bëjmë dot vetëm. “…sepse kur jam i dobët, atëhere jam i fortë” (2 Korintasve 12:10). “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më jep forcë” (Filipianëve 4:13).

Reflektim dhe Diskutim

  1. Si reagon ti kur dëgjon për vepra të ulta etiko-morale të figurave publike?
  2. A mund të përcaktosh një fushë ku ti personalisht ndjehesh më shumë pre i tundimit? Në rast se po, si i përballon këto situata? Anasjelltas, a ka ndonjë fushë ku ti i reziston me vendosmëri çdo tundimi? Shpjegoje përgjigjen.
  3. A beson se, sido që të vijë puna, Perëndia do të të japë një rrugëdalje për t’i shpëtuar tundimit? Pse, ose pse jo?
  4. Cfarë hapash duhet të ndërmarrësh për të shmangur “zonat” e tundimit në jetën tënde. Cfarë do t’i këshilloje një miku tënd në lidhje me këtë?

Lexo gjithashtu:

Robert J. Tamasy

Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.

Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.
Ndaje:
>
Scroll to Top