Asortimente Për Një Formulë Fituese
Nga: Jim Lange
Një e vërtetë e padiskutueshme jetësore – sidomos në biznes dhe në botën profesionale – është fakti se “disa gjëra ndodhin vetvetiu”, pa ndonjë arësye të dukshme dhe në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Për shembull:
- Papritur të dështon një shitje e leverdisëshme që ka kërkuar përgatitje të madhe paraprake
- Ti humbet një klient të rëndësishëm pa paralajmërim ose pa ndonjë shkak të kuptueshëm
- Ti nuk e përfiton një gradim që prisje – ose ti e përfiton atë – por nuk të del siç e pate menduar në fillim
- Një nga personat kyç të stafit tënd papritur jep dorëheqje dhe shkon të punojë për konkurrentin, në një kohë që ti kishe investuar shumë kohë dhe fonde për kualifikimin e tij. Kur ndodhin gjëra të tilla, ne shpesh pyesim veten me habi: “Çfarë kam bërë që të meritoja këtë?” ose, “Pse ma bëri këtë gjë Perëndia?” Nganjëherë nuk marrim ndonjë përgjigje të kënaqëshme
- Herë të tjera marrim një përgjigje vetëm për pjesën “pse” të pyetjes
- Historia e mëposhtëme është një ilustrim i mrekullueshëm i kësaj që po themi: Një vajzë po i tregonte së jëmës se si gjithçka në jetën e saj po i shkonte ters, se po ngelte në mësimin e matematikës, se djali që dashuronte e kishte braktisur dhe se shoqja e saj e ngushtë po largohej nga ai vend
- I dukej se bota e saj personale po përmbysej. Ndërsa vajza po tregonte për jetën e saj të dështuar, e jëma po përgatiste një kek
- U shkëput për një moment nga puna dhe e ndërpreu të bijën për ta pyetur nëse deshte të provonte një copë kek
- Vajza u përgjegj: ” Sigurisht, mama, ti e di sa më pëlqen keku që bën ti! “Shumë mirë atëhere, ja ku ke ca vaj”, tha e jëma duke i zgjatur të bijës shishen e vajit
- Vajza lëshoi një pasthirrmë neveritëse. “Po sikur të rrihje edhe nja dy kokrra vezë të freskëta?” pyeti e jëma duke dhënë një pjatë me dy vezë të sapo çara
- “Uf, e tmerrshme!” tha vajza. “Mos do ti hedhesh vetëm pak miell?”, vazhdoi mamaja, “apo vetëm ca sodë buke?” “Ç’janë këto pyetje, mama? Ku hahen ato ashtu!” Atëhere e jëma i tha: “Ashtu është
- Këto gjëra, veç e veç e të pa gatuara, ty te ngjallin neveri, por kur ato përzihen bashkë në mënyrën e duhur, prej tyre del një kek i mrekullueshëm
- Dhe, po harrove të futësh qoftë edhe një asortiment të vetëm, keku nuk del fort i mirë.” “Në të njëjtën mënyrë punon edhe Perëndia”, vazhdoi nëna
- “Shpesh ne habitemi se si Ai lejon që ne të kalojmë periudha të vështira në jetë
- Por Perëndia e di se, kur t’i përzjejë bashkë ato, sipas rregullave të veta të perfeksionit, produkti që do të dalë, do të jetë në të mirën tonë
- Mjafton t’i besojmë Atij dhe gjithçka do të kombinohet në mënyrën më të mirë të mundëshme!”
Prandaj Bibla na jep këtë premtim: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë thirrur sipas qëllimit të Tij “(Romakëve 8:28).
Reflektim / Diskutim Pyetje
- A je ndjerë i/e dëshpëruar nga fakti se gjërat nuk kanë ndodhur ashtu siç i pate menduar më parë
- Si reagon në të tilla raste?
- Kur të ndodhin të tilla gjëra, a bën pyetje nga ato që përmend Jim Lange: “Cfarë kam bërë që të meritoja këtë? ose, “Pse ma bëri këtë gjë Perëndia?” Shpjegoje përgjigjen.
- Në historinë ilustruese tregohet se si asortimentet e kekut rezultojnë të shijshme kur bashkohen në të
- A lidhet kjo me ndonjë situatë konkrete në vendin ku punon?
- Pasazhi i Biblës, Romakëve 8:28, thotë se “…të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë thirrur sipas qëllimit të Tij.” A beson se kjo thënie ka vlerë edhe në vendet e punës në ditët e sotme? Pse, ose pse jo? SHËNIM: Po të kesh një Bibël, shiko edhe këto pasazhe që lidhen me këtë temë:
- Jozueu 1:6-9; Isaia 26:3, 40:31, 41:10, 55:8-11; Jeremia 29:11; Filipianëve 4:19