Kujdes nga tundimi per ti rene shkurt gjerave

Dr. Rick Warren · · 5 min lexim · Mana e së henës

Kujdes Nga Tundimi Për T’I Rënë Për Shkurt Gjërave

Nga: Dr. Rick Warren

Në verë familja jonë vendosi t’i kalonte pushimet duke bredhur me makinë për të vizituar gjysmën perëndimore te SHBA. Ngarkuam mikrobuzin dhe u nisëm në kërkim të aventurës. Në fund të këtij udhëtimi dy javor pamë se kishim përshkuar më shumë se 5000 milje.

Gjatë pjesës më të madhe të udhëtimit mendjen e kishim që të shijonim peizazhet dhe jo të nxitonim për të mbërritur në ndonjë destinacion të caktuar. Por në njerin prej shteteve (të SHBA) nëpër të cilin kaluam, u mërzitëm aq shumë me monotoninë e peizazhit sa që na lindi nje ide e shkëlqyer, t’i binim për shkurt drejT qytetit të madh më të afërt.

Rruga që tregonte harta për këtë variant dukej plotësisht e pranueshme, mbasi ishte distanca më e shkurtër drejt qytetit në fjalë. Duke u bazuar në atë që tregonte harta, menduam se kjo “e rënë per shkurt” do të na bënte qe mos ta kishim për një kohe të gjatë para syve atë peizazh të mërzitshëm. kështu u shmangem nga autostrada dhe ia hyme rrugës tjeter.

Doli se kishim bërë një gabim të madh! Rruga i nxirrte vështirësitë njëra pas tjetrës, pengesa të ndryshme si punime mirëmbajtjeje, ngarkesë trafiku me kamionë që nuk parakaloheshin dot, gropa të mëdha e të vogla dhe asnjë vendpushim për t’u furnizuar me karburant dhe për të kryer nevoja të ndryshme. Përfundimisht, propozimi im për t’i rene për shkurt, rezultoi në probleme me karburantin (për pak mbetem pa të) dhe në humbjen e humorit të familjes.

MËSIMI: Rruga e shkurtër jo gjithmonë është aq e leverdisëshme sa duket.

Megjithëse disa fizikanë mund të mos bien dakord me këtë pike, është më se e qartë se nganjëherë distanca më e shkurtër drejt një qëllimi nuk është domosdo vija e drejtë.

Të rënit për shkurt, me gjithë problemet që sjell, nuk ka të bëjë vetëm me udhëtimet. Klima e konkurrencës në biznesin e sotëm shpesh na tundon që të lemë mënjanë hollësirat për të shpejtuar ecurinë e projekteve ose që te shkurtojmë shpenzimet për të rritur shkallën e fitimit. Afatet kohore, nevojat e menaxhimit, pangopësia ose edhe, thjesht, dembelizmi na shtyjnë që të marrim rrugë të dyshimta drejt objektivave që kemi caktuar.

Në fushën e marrdhenieve etike, “të rënit për shkurt” të con në nëvleftësimin e klientit nëpërmjet uljes së cilësisë së produktit apo shërbimit për të. Herët a vonë, efektet e kësaj do të na kthehen kundër dhe do të na dëmtojnë rëndë.

Me mëncurinë e saj të përjetëshme, Bibla na bën paralajmërime të shumta kundër ” të rënit për shkurt”

  • “Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar (Fjalë të Urta 10:9).
  • “Fitimi i pandershëm nuk do të zgjasë, prandaj pse u dashka sakrifikuar për të?” (Fjalë të Urta 21:6).
  • “Paraja që vjen lehtë zhduket shpejt, por paraja që grumbullohet pak nga pak do të shumohet” (Fjalë të Urta 13:11).
  • “Njeriu që nxiton të pasurohet shpejt, do të dështojë” (Fjalë të Urta 28:20).

Prandaj, mendohu mirë herën tjetër që do t’ju vijë tundimi për t’i rënë gjërave shkurt.

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. A të kujtohet ndonjë rast kur ti, ose ndonjë i njohuri yt, i ratë shkurt për diçka dhe pastaj vuajtët pasoja negative? Shpjego shkurtimisht se cfarë ndodhi.
  2. Sa shpesh je tunduar nga dëshira për t’i rënë shkurt gjërave në punë me qëllim që të kursesh para apo ta mbarosh një punë sa më shpejt për shkak të afateve që përfundonin
  3. Si vepron në përgjithësi: i bie gjërave për shkurt sepse ashtu të duket e arsyeshme apo vazhdon sipas një linje normale, pavarësisht se kërkohet më shumë kohë dhe fonde?
  4. Si do të reagoje në rast se zbulon se dikush, në mënyrë të paarsyeshme, i ka rënë për shkurt një shërbimi të kërkuar prej teje?
  5. A ka raste kur rënia për shkurt është e justifikueshme, madje e nevojshme? Shpjegoje përgjigjen.
  6. Fjalë të Urta 19:2, 28:22; Korintasve 1:17; Filipianëve 2:3-4; Kolosjanëve 3:17,22-24; Jakobi 5:12


    Lexo gjithashtu:

Dr. Rick Warren

Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.

Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.
Ndaje:
>
Scroll to Top