Mana e së hënës: Mos ngurro të çfaqësh mëshirë

· · 5 min lexim · Mana e së henës

MOS NGURRO TË CFAQËSH MËSHIRË

Nga: Dr. Rick Warren

Në një mardhënie të vërtetë njerëzore ku egziston përkrahja reciproke njerëzit përjetojnë elementin mëshirë. Bashkësitë e sinqerta njerëzore janë mjedise plot hir ku gabimet nuk ripërmenden pafundësisht, por falen dhe harrohen. Miqësia e vërtetë mbretëron atëhere kur sensi i mëshirës dominon mbi atë të drejtësisë.

Për mëshirë kanë nevojë të gjithë sepse të gjithëve u ndodh të pengohen e të rrëzohen e pastaj të ndihmohen për t’u ringritur më këmbë. Prandaj duhet që t’i ofrojmë mëshirë njëri tjetrit dhe t’a kërkojmë atë prej njëri tjetrit.

Nuk mund të zhvillosh miqësi të sinqertë në një komunitet, vend pune apo në familje pa elementin “falje” sepse hidhërimi dhe zemërimi e shkatërrojnë miqësinë. Ndonjëherë ne e lëndojmë njëri tjetrin me ose pa dashje duke harruar se duhet shumë hir dhe mëshirë për ta krijuar miqësinë dhe për t’a mbajtur atë të pacënuar.

Bibla na ofron këtë udhëzim të mencur: “…duhet të tregohesh i gjerë ndaj gabimeve të tjetrit dhe ta falësh personin që të ka lënduar. Mbaj parasysh, Zoti të ka falur ty, prandaj edhe ti duhet t’i falësh të tjerët” (Kolosianëve 3:13).

Mëshira që na jep Perëndia, shërben si motivim që edhe ne të tregojmë mëshirë ndaj të tjerëve pavarësisht nga rrethanat. Sa herë t’a ndjesh veten të lënduar nga dikush, mund të zgjedhësh midis këtyre dy opsioneve:

Energjinë dhe emocionet e mia do t’i përdor për kundërveprim apo për zgjidhjen e problemit? Të dyja këto nuk i bën dot sëbashku.

Shumë njerëz ngurrojnë të cfaqin mëshirë sepse ata nuk arrijnë ta kuptojnë ndryshimin midis besimit dhe faljes.

Falje do të thotë t’i lesh gjërat të kalojnë. Besimi ka të bëjë me qëndrimin (sjelljen) në të ardhmen)

Falja duhet të jetë e menjëherëshme, pavarësisht se kush është personi që e kërkon atë. Besimi mund të fitohet dhe të rindërtohet vetëm me kalimin e kohës.

Besimi kërkon një vazhdimësi bindjeje. Në rast se dikush të lëndon në mënyrë të vazhdueshme, ty të detyron Perëndia që ta falësh atë menjëherë për të mirën e të dyve. Mungesa e faljes mund të shndërrohet në një kancer emocional, një burim hidherimi vdekjeprurës i gjatë.

Megjithatë, prej teje nuk pritet që të krijosh menjëherë besim tek njeriu që të ka lënduar dhe aq më pak kërkohet që ti t’a lesh atë të vazhdojë në të tijën. Kur njerëzit të lëndojnë në jetë, ata duhet të provojnë se kanë ndryshuar në mënyrë që të rifitojnë besimin tënd. Një nga mjediset më të përshtëshme për të restauruar besimin është një bashkësi e vogël dhe e siqertë njerëzish, të cilët edhe të venë para përgjegjësisë, por edhe të nxisin që të ndryshosh.

Por, ndërsa ti u jep të tjerëve kohë që të bëjnë ndryshime pozitive në veten e tyre, hapi yt i parë duhet të jetë që të japësh falje, pavarësisht nga mënyra që ata zgjedhin për të bërë ndryshimet.

Kushtoji vemendje kësaj thënieje të Shkrimeve të Shenjta: “kur njeriu mëkaton, ju duhet ta falni dhe ta ngushëlloni atë, që ai njeri të mos i dorëzohet dëshpërimit” (2 Korintasve 2:7).

Reflektim/Pyetje Diskutime

1. Termi “bashkësi” përdoret shpesh në mjedise sociale dhe fetare, por si mund të aplikohet ai në vendin ku punon?

2. A të ka rastisur të mos gjesh forcë për të falur dikë? Ndoshta ti po përjeton aktualisht një situatë të tillë. Pse (ose pse jo) është kaq e vështirë ta falësh tjetrin?

3. Si e përcakton ti ndryshimin midis besimit (tek tjeri) dhe faljes? A të duket me vend se mund ta falësh tjetrin edhe pa krijuar besim tek ai, të paktën derisa ai/ajo të provojë konkretisht se është bërë i/e denjë për besim? Shpjegoje përgjigjen.

4. Thuhet se akti i faljes është i dobishëm si për ata që falin ashtu edhe për ata që marrin faljen. A je dakord me këtë? Pse, ose pse jo?

Fjalë të Urta 12:26 14:7; Mateu 6:12-15, 18:23-35; Marku 11:22-25; Lluka 6:37


Lexo gjithashtu:

Ndaje:
>
Scroll to Top