1Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.2Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.3Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.4Bijtë e Joelit ishin Shemejahu, bir i të cilit ishte Gogu, bir i të cilit ishte Shimei,5bir i të cilit ishte Mikahu, bir i të cilit ishte Reajahi, bir i të cilit ishte Baali,6bir i të cilit ishte Beerahu, që u çua në robëri nga Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë. Ai ishte princ i rubenitëve.7Vëllezërit e tij, sipas familjeve të tyre, ashtu siç janë rreshtuar në gjenealogjinë sipas brezave të tyre, ishin i pari Jeieli, pastaj Zakaria,8Bela, bir i Azazit, birit të Shemas, i cili ishte bir i Joelit, që banonte në Aroer dhe deri në Nebo dhe në Baal-Meon.9Dhe ata u vendosën në perëndim duke arritur deri në fillim të shkretëtirës, nga kjo anë e lumit Eufrat, sepse bagëtia e tyre ishte shumëzuar në vendin e Galaadit.10Në kohën e Saulit ata u shpallën luftë hagarenëve, të cilët i mundën; pastaj u vendosën në çadrat e tyre, të ngritura në tërë pjesën në perëndim të Galaadit.11Bijtë e Gadit banonin përballë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salkah.12Joeli ishte i pari i tyre, i dyti ishte Shafami, pastaj vinin Janai dhe Shafati në Bashan.13Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive atërore të tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, gjithsej shtatë.14Ata ishin bij të Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jesishait, birit të Jahdos, birit të Buzit;15Ahi, bir i Abdielit, birit të Gunit, ishte i pari i shtëpisë së tyre prindërore.16Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.17Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.18Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur19Ata u shpallën luftë hagarenëve, jeturëve, nafishëve dhe nodabëve.20Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.21Pastaj ata morën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.22Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre derisa ranë në robëri.23Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.24Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, krerë të shtëpive të tyre atërore.25Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.26Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.