☮️ Vargje për Paqen

Vargje biblike për paqen — gjeni paqe në zemër përmes Perëndisë.

“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.”
— Gjoni 14:27
“Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.”
— Gjoni 16:33
“Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”
— Filipianëve 4:7
“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.”
— Filipianëve 4:6
“Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.”
— Isaia 26:3
“Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,”
— Romakëve 5:1
“Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!”
— Romakëve 15:13
“Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!”
— Kolosianëve 3:15
“Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.”
— Psalmet 4:8
“Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.”
— Psalmet 29:11
“Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.”
— Psalmet 37:37
“Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.”
— Mateu 5:9
“Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.”
— 2 Selanikasve 3:16
“Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".”
— Numrat 6:26
“Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.”
— Isaia 55:12
← Të gjitha temat