💪 Vargje për Forcën

Vargje biblike për forcën dhe guximin — gjeni fuqi në Perëndinë.

“Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.”
— Filipianëve 4:13
“Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.”
— Isaia 40:29
“por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”
— Isaia 40:31
“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.”
— Isaia 41:10
“Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.”
— Psalmet 46:1
“Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?”
— Psalmet 27:1
“Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.”
— Psalmet 73:26
“Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.”
— Efesianëve 6:10
“Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”
— 2 Timoteut 1:7
“A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".”
— Jozueu 1:9
“Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur".”
— Ligji i Përtërirë 31:6
“Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.”
— 1 Korintasve 16:13
“Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumë të shijshme dhe pini verëra të ëmbla, dhe u çoni racione atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, sepse kjo ditë i është shenjtëruar Zotit tonë. Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është fuqia juaj".”
— Nehemia 8:10
“Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.”
— Romakëve 8:37
“Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.”
— 2 Korintasve 12:9
“Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t'i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të eci mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.”
— Habakuku 3:19
← Të gjitha temat