❤️ Vargje për Dashurinë

Vargje biblike për dashurinë — mësoni çfarë thotë Bibla për dashurinë ndaj Perëndisë, familjes, dhe të tjerëve.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
— Gjoni 3:16
“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,”
— 1 Korintasve 13:4
“i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.”
— 1 Korintasve 13:7
“Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”
— 1 Korintasve 13:13
“Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,”
— Romakëve 8:38
“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”
— Romakëve 5:8
“Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.”
— 1 Gjonit 4:8
“Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.”
— 1 Gjonit 4:19
“Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.”
— Gjoni 15:13
“Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.”
— Gjoni 13:34
“edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.”
— Efesianëve 5:2
“Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.”
— 1 Pjetrit 4:8
“Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.”
— Fjalët e Urta 10:12
“Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.”
— Kantiku i Kantikëve 8:6
“Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".”
— Mateu 22:37
“Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".”
— Mateu 22:39
“Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.”
— Galatasve 5:22
“Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.”
— Kolosianëve 3:14
← Të gjitha temat