| Kapitulli 21 |
1 |
Zemra e mbretit nė duart e Zotit ėshtė si rrjedhat e ujit; atė e drejton ngado qė do ai. |
2 |
Ēdo rrugė e njeriut ėshtė e drejtė nė sytė e tij, por Zoti i peshon zemrat. |
3 |
Tė zbatosh drejtėsinė dhe paanėsinė ėshtė njė gjė qė i pėlqen Zotit mė shumė se flijimi. |
4 |
Sytė krenarė dhe njė zemėr kryelartė, qė janė llamba e tė pabesėve, janė mėkat. |
5 |
Synimet e njeriut tė kujdesshėm ēojnė me siguri nė bollėk, por ai qė ngutet do tė bjerė me siguri nė varfėri. |
6 |
Tė pėrftosh thesare me njė gjuhė gėnjeshtare ėshtė njė kotėsi kalimtare e atij qė kėrkon vdekjen. |
7 |
Dhuna e tė pabesėve merr tutje, sepse ata nuk pranojnė tė zbatojnė drejtėsinė. |
8 |
Rruga e njeriut tė fajshėm ėshtė dredha-dredha, por njeriu i drejtė vepron ndershmėrisht. |
9 |
Éshtė mė mirė tė banosh mbi qoshen e njė ēatie se sa nė njė shtėpi bashkė me njė grua grindavece. |
10 |
Shpirti i tė pabesit dėshiron tė keqen; as shoku i tij nuk gjen mėshirė nė sytė e tij. |
11 |
Kur tallėsi ndėshkohet, i thjeshti bėhet i urtė; por kur i urti mėsohet ai fiton dije. |
12 |
I drejti vėren me kujdes shtėpinė e tė pabesit dhe pėrmbys tė pabesėt, sepse janė tė kėqij. |
13 |
Kush mbyll veshin ndaj britmės sė tė varfėrit, do tė bėrtasė edhe ai, por nuk do tė ketė pėrgjigje. |
14 |
Njė dhuratė qė bėhet fshehtas e fashit zemėrimin dhe njė dhuratė qė jepet nėn dorė qetėson zemėrimin e fortė. |
15 |
Tė bėsh atė qė ėshtė e drejtė ėshtė njė gėzim pėr tė drejtin, por ėshtė njė rrėnim pėr ata qė kryejnė paudhėsi. |
16 |
Njeriu qė largohet nga rruga e maturisė ka pėr tė banuar nė kuvendin e tė vdekurve. |
17 |
Ai qė i do qejfet do tė jetė nė varfėri, ai qė e do verėn dhe vajin nuk do tė pasurohet. |
18 |
I pabesi do t`i shėrbejė si shpėrblim tė drejtit; dhe i paudhi nė vend tė njerėzve tė drejtė. |
19 |
Éshtė mė mirė tė banosh nė njė shkretėtirė se sa me njė grua grindavece dhe ngacmuese. |
20 |
Nė shtėpinė e tė urtit ka njė thesar tė ēmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bėn tė gjitha rrush e kumbulla. |
21 |
Kush ndjek drejtėsinė dhe dhembshurinė ka pėr tė gjetur jetėn, drejtėsinė dhe lavdinė. |
22 |
I urti ngjitet nė qytetin e njerėzve tė fortė dhe rrėzon forcėn nė tė cilėn kishte besim. |
23 |
Kush ruan gojėn dhe gjuhėn e tij mbron jetėn e tij nga fatkeqėsitė. |
24 |
Emri i krenarit pa cipė ėshtė: "tallės"; ai ēdo gjė e bėn me njė mburrje tė tepruar. |
25 |
Dėshirat e pėrtacit e vrasin atė, sepse duart e tij nuk pranojnė tė punojnė. |
26 |
Ai dėshiron me zjarr tėrė ditėn, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrė. |
27 |
Flijimi i tė pabesit ėshtė gjė e neveritshme, aq mė tepėr nė rast se e ofron me qėllim tė keq. |
28 |
Dėshmitari i rremė do tė vdesė, por njeriu qė e dėgjon do tė mund tė flasė gjithnjė. |
29 |
I pabesi e fortėson fytyrėn e tij, por njeriu i drejtė e bėn tė qėndrueshme rrugėn e tij. |
30 |
Nuk ka as dituri, as zgjuarėsi dhe as kėshillė kundėr Zotit. |
31 |
Kali ėshtė gati pėr ditėn e betejės, por fitorja i pėrket Zotit. |