| Kapitulli 13 |
1 |
Njė bir i urtė dėgjon mėsimet e atit tė vet, por tallėsi nuk e dėgjon qortimin. |
2 |
Nga fryti i gojės sė tij njeriu do tė hajė atė qė ėshtė e mirė, por shpirti i tė pabesėve do tė ushqehet me dhunė. |
3 |
Kush kontrollon gojėn e tij mbron jetėn e vet, por ai qė i hap shumė buzėt e tij shkon drejt shkatėrrimit. |
4 |
Shpirti i pėrtacit dėshiron dhe nuk ka asgjė, por shpirti i atyre qė janė tė kujdesshėm do tė kėnaqet plotėsisht. |
5 |
I drejti e urren gėnjeshtrėn, por i pabesi ėshtė i neveritshėm dhe do tė turpėrohet. |
6 |
Drejtėsia ruan atė qė ndjek njė rrugė tė ndershme, por pabesia e rrėzon mėkatarin. |
7 |
Ka nga ata qė sillen si njė i pasur, por nuk kanė asgjė; pėrkundrazi ka nga ata qė sillen si njė i varfėr, por kanė shumė pasuri. |
8 |
Pasuritė e njė njeriu shėrbejnė pėr tė shpėrblyer jetėn e tij, por i varfėri nuk ndjen asnjė kėrcėnim. |
9 |
Drita e tė drejtėve shkėlqen bukur, por llamba e tė pabesėve do tė shuhet. |
10 |
Nga krenaria rrjedhin vetėm grindjet, por dituria ėshtė me ata qė u kushtojnė kujdes kėshillave. |
11 |
Pasuria e pėrftuar nė mėnyrė jo tė ndershme do tė katandiset nė pak gjėra, por atij qė e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo. |
12 |
Pritja e zgjatur e ligėshton zemrėn, por dėshira e plotėsuar ėshtė njė dru i jetės. |
13 |
Ai qė pėrēmon fjalėn do tė shkatėrrohet, por ai qė respekton urdhėrimin do tė shpėrblehet. |
14 |
Mėsimet e tė urtit janė burim jete pėr t`i evituar dikujt leqet e vdekjes. |
15 |
Gjykimi i mirė siguron favor, por veprimi i tė pabesėve ėshtė i dėmshėm. |
16 |
Ēdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrėzinė e tij. |
17 |
Lajmėtari i keq bie nė telashe, por lajmėtari besnik sjell shėrim. |
18 |
Mjerimi dhe turpi do tė vjinė mbi atė qė nuk pranon korrigjimin, por ai qė dėgjon qortimin do tė nderohet. |
19 |
Dėshira e realizuar ėshtė e ėmbėl pėr shpirtin, por pėr budallenjtė ėshtė njė gjė e neveritshme largimi nga e keqja. |
20 |
Kush shkon me tė urtėt bėhet i urtė, por shoku i budallenjve do tė bėhet i keq. |
21 |
E keqja pėrndjek mėkatarėt, por i drejti do tė shpėrblehet me tė mirėn. |
22 |
Njeriu i mirė i lė njė trashėgim bijve tė bijve tė tij, por pasuria e mėkatarit vihet mėnjanė pėr tė drejtin. |
23 |
Ara e punuar e tė varfėrve jep ushqim me shumicė, por ka nga ata qė vdesin pėr mungesė drejtėsie. |
24 |
Kush e kursen shufrėn urren birin e vet, por ai qė e do e korrigjon me kohė. |
25 |
I drejti ha sa tė ngopet, por barku i tė pabesėve vuan nga uria. |