📖 Vargje për Urtësinë

Vargje biblike për urtësinë — mësoni të jetoni me urtësi sipas fjalës së Perëndisë.

“Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.”
— Fjalët e Urta 1:7
“Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.”
— Fjalët e Urta 2:6
“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;”
— Fjalët e Urta 3:5
“Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.”
— Fjalët e Urta 4:7
“Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.”
— Fjalët e Urta 9:10
“Është më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mençuri se sa argjend.”
— Fjalët e Urta 16:16
“Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.”
— Fjalët e Urta 24:14
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.”
— Jakobit 1:5
“Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite.”
— Jakobit 3:17
“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njëri-tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke i kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!”
— Kolosianëve 3:16
“Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.”
— Psalmet 111:10
“Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.”
— Psalmet 119:105
“Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”
— Romakëve 12:2
“Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,”
— Efesianëve 5:15
“Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,”
— 1 Korintasve 1:30
← Të gjitha temat