🤗 Vargje për Ngushëllimin

Vargje biblike ngushëlluese — për kohë të vështira, humbje, dhe dhimbje.

Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.
Mateu 11:28
Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
Psalmet 23:4
Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
Psalmet 34:18
Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
Psalmet 147:3
"Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, thotë Perëndia juaj.
Isaia 40:1
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
Isaia 43:2
Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.
Romakëve 8:28
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i gjithë ngushëllimit,
2 Korintasve 1:3
i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.
2 Korintasve 1:4
dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.
1 Pjetrit 5:7
Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel.
1 Pjetrit 5:10
''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
Gjoni 14:1
Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.
Zbulesa 21:4
Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
Filipianëve 4:19
sepse zemërimi i tij mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.
Psalmet 30:5
Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
Psalmet 55:22
← Të gjitha temat