🕊️ Vargje për Faljen

Vargje biblike për faljen dhe mëshirën — mësoni të falni siç na ka falur Perëndia.

Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Efesianëve 4:32
duke duruar njëri-tjetrin dhe duke falur njëri-tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
Kolosianëve 3:13
Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve;
Mateu 6:14
Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: ''Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?''.
Mateu 18:21
Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.
Marku 11:25
Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.
Luka 6:37
Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.
Romakëve 12:19
Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.
1 Gjonit 1:9
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
Psalmet 103:12
Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.
Isaia 1:18
Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t'i mbaj mend mëkatet e tua.
Isaia 43:25
Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit,
Veprat e Apostujve 3:19
sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.
Hebrenjve 8:12
Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
Fjalët e Urta 17:9
Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!
Psalmet 32:1
← Të gjitha temat