| Kapitulli 20 |
1 |
Vera ėshtė tallėse, pija dehėse ėshtė e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk ėshtė i urtė. |
2 |
Frika e mbretit ėshtė si ulėrima e luanit; kush ia nxit zemėrimin mėkaton kundėr vetė jetės sė vet. |
3 |
Éshtė njė lavdi pėr njeriun t`u shmanget grindjeve, por ēdo budalla pėrzihet nė to. |
4 |
Pėrtaci nuk lėron pėr shkak tė tė ftohtit; pėr pasojė do tė lypė nė kohėn e vjeljeve, por nuk do tė ketė asgjė. |
5 |
Kėshilla nė zemrėn e njeriut ėshtė si uji i thellė, por njeriu me mend do tė dijė tė mbushė nga ai ujė. |
6 |
Shumė njerėz shpallin mirėsinė e tyre; por kush mund tė gjejė njė njeri besnik? |
7 |
I drejti ecėn nė ndershmėrinė e tij; bijtė e tij do tė bekohen pas atij. |
8 |
Njė mbret qė ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vėshtrimin e tij ēdo tė keqe. |
9 |
Kush mund tė thotė: "Pastrova zemrėn time, jam i pastruar nga mėkati im"? |
10 |
Peshimi i dyfishtė dhe matja e dyfishtė janė qė tė dyja gjėra tė neveritshme pėr Zotin. |
11 |
Edhe fėmija me veprimet e tij tregon nė se ajo qė bėn ėshtė e pastėr dhe e ndershme. |
12 |
Veshin qė dėgjon dhe syrin qė sheh i ka bėrė qė tė dy Zoti. |
13 |
Mos e duaj gjumin qė tė mos varfėrohesh; mbaji sytė hapur dhe do tė kesh bukė sa tė ngopesh. |
14 |
"Éshtė i keq, ėshtė i keq", thotė blerėsi; por mbasi ai ka ikur, lavdėrohet pėr blerjen. |
15 |
Ka flori dhe margaritarė tė shumtė, por buzėt e pasura me dije janė njė xhevahir i ēmuar. |
16 |
Merr rroben e atij qė ėshtė bėrė garant pėr njė tė huaj, dhe mbaje si peng pėr gruan e huaj. |
17 |
Buka e nxjerrė me hile ėshtė e ėmbėl pėr njeriun, por pastaj goja e tij do tė mbushet me zaje. |
18 |
Planet bėhen tė qėndrueshme nga kėshilla; prandaj bėje luftėn me kėshilla tė urta. |
19 |
Ai qė shkon poshtė e lart duke pėrfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqėro me atė qė flet tepėr. |
20 |
Atij qė mallkon tė atin dhe tė ėmėn, llamba do t`i shuhet nė terrin mė tė madh. |
21 |
Trashėgimia e fituar me nxitim nė fillim, nuk do tė bekohet nė fund. |
22 |
Mos thuaj: "Do t`i pėrgjigjem sė keqes me tė keqen"; ki shpresė te Zoti dhe ai do tė tė shpėtojė. |
23 |
Peshimi i dyfishtė ėshtė i neveritshėm pėr Zotin dhe peshorja e pasaktė nuk ėshtė njė gjė e mirė. |
24 |
Hapat e njeriut vijnė nga Zoti; si mund ta njohė, pra, njeriu rrugėn e vet? |
25 |
Éshtė njė kurth pėr njeriun tė marrė njė zotim pa e matur mirė dhe, mbasi ta ketė marrė, tė mendohet. |
26 |
Njė mbret i urtė i shpartallon njerėzit e kėqij dhe kalon mbi ta rrotėn. |
27 |
Shpirti i njeriut ėshtė llamba e Zotit, qė vėzhgon tėrė skutat mė tė fshehta tė zemrės. |
28 |
Mirėsia dhe besnikėria ruajnė mbretin; ai e bėn tė qėndrueshėm fronin e tij me anė tė mirėsisė. |
29 |
Lavdia e tė rinjve ėshtė forca e tyre, nderi i pleqve janė thinjat e tyre. |
30 |
Tė rrahurat qė lėnė plagė tė thella e heqin tė keqen, ashtu si goditjet qė vijnė nė pjesėn mė tė brendshme tė zorrėve. |