Bibla Shqip

1 i Kronikave 15

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 16

1

Kėshtu e prunė arkėn e Perėndisė dhe e vendosėn nė mes tė tabernakullit qė Davidi kishte ngritur pėr tė; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi pėrpara Perėndisė.

2

Kur Davidi mbaroi sė ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, ai bekoi popullin nė emėr tė Zotit;

3

pastaj u ndau tėrė Izraelitėve, burra dhe gra, secilit prej tyre njė bukė, njė racion mish dhe njė sasi rrushi tė thatė.

4

Pastaj vendosi pėrpara arkės tė Zotit disa Levitė pėr tė kryer shėrbimin pėr tė kujtuar, pėr tė falenderuar dhe pėr tė lėvduar Zotin, Perėndinė e Izraelit;

5

Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndėrsa Asafi u binte cembaleve.

6

Priftėrinjtė Benajah dhe Jahaziel pėrkundrazi i binin trombės vazhdimisht pėrpara arkės sė besėlidhjes sė Perėndisė.

7

Atė ditė Davidi u besoi pėr herė tė parė Asafit dhe vėllezėrve tė tij detyrėn qė tė kėndonin lėvdata Zotit.

8

Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bėjini tė njohura veprat e tij midis popujve.

9

Kėndojini atij, lėvdoheni, mendoni tė gjitha mrekullitė e tij.

10

Lėvdohuni me emrin e tij tė shenjtė; u gėzofshin zemrat e tė gjithė atyre qė kėrkojnė Zotin!

11

Kėrkoni Zotin dhe forcėn e tij, kėrkoni vazhdimisht fytyrėn e tij!

12

Kujtoni mrekullitė qė ka bėrė, ēuditė e tij dhe gjykimet qė kanė dalė nga goja e tij,

13

ju, o stermpa tė Izraelit, shėrbėtorit tė tij, o bij tė Jakobit, tė zgjedhurit e tij!

14

Ai ėshtė Zoti, Perėndia ynė; gjykimet e tij i gjejmė mbi tė gjithė tokėn.

15

Mos harroni kurrė besėlidhjen e tij, fjalėn e tij tė urdhėruar pėr njė mijė breza,

16

besėlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin qė i ka bėrė Isakut,

17

qė ia konfirmoi Jakobit si njė statut dhe Izraelit si njė besėlidhje tė pėrjetshme,

18

duke thėnė: "Unė do t`ju jap vendin e Kanaanit si pjesė e trashėgimisė suaj".

19

kur nuk ishin veēse njė numėr i vogėl, fare i pakėt dhe tė huaj nė vend.

20

Kur shkonin nga njė komb nė njė tjetėr, nga njė mbretėri nė njė popull tjetėr,

21

ai nuk lejoi qė ndokush t`i shtypte; pėrkundrazi dėnoi disa mbretėr pėr dashurinė qė ushqente pėr ta,

22

duke thėnė: "Mos prekni tė vajosurit e mi dhe mos u bėni asnjė tė keqe profetėve tė mi".

23

Kėndojini Zotit, o banorė tė tė gjithė tokės, lajmėroni ēdo ditė shpėtimin e tij!

24

Shpallni lavdinė e tij midis kombeve dhe mrekullitė e tij midis tėrė popujve!

25

Sepse Zoti ėshtė i madh dhe i denjė tė lėvdohet nė kulm; ai ėshtė me friksuėsi nga tėrė perėnditė.

26

Sepse tėrė perėnditė e kombeve janė idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtė.

27

Shkėlqimi dhe madhėria janė para tij, forca dhe gėzimi ndodhen nė banesėn e tij.

28

Jepini Zotit, o familje tė popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcė.

29

Jepini Zotit zulmin qė i takon emrit tė tij, ēojini oferta dhe ejani para tij. Bini pėrmbys para Zotit nė shkėlqimin e shenjtėrisė sė tij;

30

dridhuni para tij, o banorė tė tė gjithė tokės! Po, bota ėshtė e qėndrueshme dhe nuk do tė tundet.

31

Le tė gėzohen qiejtė dhe toka, dhe le tė thonė kombet: "Zoti mbretėron".

32

Le tė gjėmojė deti dhe tėrė ato qė janė nė tė;

33

atėherė tėrė drurėt e pyllit do tė lėshojnė britma gėzimi pėrpara Zotit, sepse ai vjen tė gjykojė tokėn.

34

Kremtoni Zotin, sepse ai ėshtė i mirė, sepse mirėsia e tij vazhdon pėrjetė.

35

Thoni: "Shpėtona, o Perėndi i shpėtimit tonė! Na mblidh dhe na ēliro nga kombet, me qėllim qė tė kremtojmė emrin tėnd tė shenjtė dhe tė mburremi se tė kemi lėvduar".

36

I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, nga amshimi nė amshim! Dhe tėrė populli tha: "Amen", dhe lėvdoi Zotin.

37

Kėshtu Davidi la Asafin dhe vėllezėrit e tij atje pėrpara arkės sė besėlidhjes tė Zotit, me qėllim qė tė shėrbenin vazhdimisht pėrpara arkės, sipas nevojave tė ēdo dite,

38

la edhe Obed-Edomin dhe tė gjashtėdhjetė e tetė vėllezėrit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derėtarė),

39

dhe priftin Tsadok dhe priftėrinjtė vėllezėr tė tij pėrpara tabernakullit tė Zotit, nė vendin e lartė qė ishte nė Gabaon,

40

me qėllim qė ata t`i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht nė mėngjes e nė mbrėmje, sipas tėrė atyre qė janė shkruar nė ligjin e Zotit, qė ai ia kishte imponuar Izraelit.

41

Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe tė tjerėt qė ishin zgjedhur dhe caktuar me emėr pėr tė lėvduar Zotin, sepse mirėsia e tij ėshtė e pėrjetshme.

42

Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, pėr ata qė do t`u binin veglave, dhe me vegla muzikore pėr tė shoqėruar kėngėt e Perėndisė. Bijtė e Jeduthunit duhet tė rrinin te porta.

43

Mė nė fund tėrė populli u kthye, secili nė shtėpinė e vet, dhe Davidi u kthye pėr tė bekuar shtėpinė e vet.

1 i Kronikave 17