Bibla Shqip

Numrat 11

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Miriami dhe Aaroni iu kundėrvunė Moisiut me fjalė pėr shkak tė gruas etiopase me tė cilėn qe martuar; nė fakt ai qe martuar me njė grua etiopase.

2

Dhe i thanė: "Mos vallė Zoti ka folur vetėm me anė tė Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nėpėrmjet nesh?". Dhe Zoti dėgjoi.

3

(Sepse Moisiu ishte njė njeri shumė zemėrbutė, mė tepėr se kushdo mbi faqen e dheut).

4

Zoti u tha menjėherė Moisiut, Aaronit dhe Miriamit: "Ju tė tre dilni dhe shkoni nė ēadrėn e mbledhjes". Kėshtu ata tė tre dolėn.

5

Atėherė Zoti zbriti nė njė kolonė reje, u ndal nė hyrjen e ēadrės dhe thirri Aaronin dhe Miriamin; qė tė dy i erdhėn pėrpara.

6

Pastaj Zoti tha: "Dėgjoni tani fjalėt e mia! Nė se ka njė profet midis jush, unė, Zoti i bėhem i njohur atij nė vegim, flas me tė nė ėndėrr.

7

Por nuk veproj kėshtu me shėrbėtorin tim Moisi, qė ėshtė besnik nė tėrė shtėpinė time.

8

Me tė unė flas sy pėr sy, duke bėrė qė ai tė mė shohė, dhe jo me shprehje tė errėta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikė tė flisni kundėr shėrbėtorit tim, kundėr Moisiut?".

9

Kėshtu zemėrimi i Zotit u ndez kundėr tyre, pastaj ai u largua.

10

Kur reja u tėrhoq nga pjesa e sipėrme e ēadrės, Miriami ishte bėrė lebroze e bardhė si bora; Aaroni e shikoi Miriamin, dhe ja, ajo ishte lebroze.

11

Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin qė kemi kryer nga budallallėku dhe mėkatin qė kemi bėrė.

12

Mos lejo qė ajo tė jetė si njė e vdekur, mishi i sė cilės ėshtė gjysmė i konsumuar kur del nga barku i nėnės sė saj!".

13

Kėshtu Moisiu i thirri Zotit, duke i thėnė: "Shėroje, o Perėndi, tė lutem!".

14

Atėherė Zoti iu pėrgjegj Moisiut: "Po ta kishte pėshtyrė i ati nė fytyrė, nuk do tė ishte ndofta e turpėruar shtatė ditė? Izolojeni, pra, jashtė kampit shtatė ditė; pastaj pranojeni pėrsėri".

15

Miriamin e izoluan jashtė kampit pėr shtatė ditė; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij deri sa Miriami tė ripranohej nė kamp.

16

Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij nė Paran.

Numrat 13