Bibla Shqip

Eksodi 23

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Pastaj Perėndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;

2

pastaj Moisiu do t`i afrohet Zotit; por tė tjerėt nuk do t`i afrohen, as populli nuk ka pėr t`u ngjitur bashkė me atė".

3

Atėherė Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tėrė fjalėt e Zotit dhe tėrė ligjet. Dhe gjithė populli u pėrgjigj me njė zė dhe tha: "Ne do tė bėjmė tėrė gjėrat qė Zoti ka thėnė".

4

Dhe Moisiu i shkroi tėrė fjalėt e Zotit; pastaj u ngrit herėt nė mėngjes dhe ngriti nė kėmbėt e malit njė altar dhe dymbėdhjetė shtylla pėr tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.

5

Pastaj dėrgoi bij tė rinj tė Izraelit pėr tė ofruar olokauste dhe pėr tė flijuar dema tė rinj si theror falėnderimi ndaj Zotit.

6

Dhe Moisiu mori gjysmėn e gjakut dhe e vuri nė legenė; dhe gjysmėn tjetėr tė gjakut e shpėrndau mbi altar.

7

Pastaj mori librin e besėlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do tė bėjmė tėrė ato qė ka thėnė Zoti, dhe do t`i bindemi".

8

Pastaj Moisiu mori gjakun, spėrkati popullin me tė dhe tha: "Ja gjaku i besėlidhjes qė Zoti ka lidhur me ju sipas tėrė kėtyre fjalėve".

9

Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn,

10

dhe panė Perėndinė e Izraelit. Nėn kėmbėt e tij ishte si njė dysheme e punuar me safir, e qartė si qielli vetė.

11

Por ai nuk e shtriu dorėn kundėr krerėve tė bijve tė Izraelit; dhe ata e panė Perėndinė, dhe hėngrėn dhe pinė.

12

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unė nė mal dhe qėndro aty; dhe unė do tė jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhėrimet qė kam shkruar, me qėllim qė ti t`ua mėsosh atyre".

13

Pas kėsaj Moisiu u ngrit bashkė me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit nė malin e Perėndisė.

14

Por pleqve u tha: "Na prisni kėtu, deri sa tė kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janė me ju; kushdo qė ka probleme le t`u drejtohet atyre".

15

Moisiu, pra, u ngjit nė mal dhe reja e mbuloi pėrsėri malin.

16

Tani lavdia e Zotit mbeti nė malin e Sinait dhe reja e mbuloi atė gjashtė ditė; ditėn e shtatė Zoti thirri Moisiun nga mesi i resė.

17

Dhe pamja e lavdisė sė Zotit dukej nė sytė e bijve tė Izraelit si njė zjarr qė digjej nė majėn e malit.

18

Kėshtu Moisiu hyri nė mes tė resė dhe u ngjit nė mal; dhe Moisiu mbeti nė mal dyzet ditė dhe dyzet net.

Eksodi 25