Bibla Shqip

Zbulesa 14

Zbulesa

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 15

1

Pastaj pashė nė qiell njė shenjė tjetėr tė madhe dhe tė mrekullishme: shtatė engjėj qė kishin shtatė plagėt e fundit, sepse me to u krye zemėrimi i Perėndisė.

2

Dhe pashė njė si det tė qelqtė, tė pėrzier me zjarr dhe nė kėmbė mbi detin e qelqtė, ata qė kishin mundur bishėn, figurėn e saj, dhe damkėn e saj edhe numrin e emrit tė saj. Ata kishin qestet e Perėndisė,

3

dhe kėndonin kėngėn e Moisiut, shėrbėtorit tė Perėndisė, dhe kėngėnn e Qengjit, duke thėnė: ``Tė mėdha dhe tė mrekullueshme janė veprat e tua, o Zot, Perėndi i plotfuqishėm; tė drejta dhe tė vėrteta janė udhėt e tua, o Mbret i kombeve.

4

Kush nuk do tė tė druajė, o Zot, dhe nuk do tė lėvdojė emrin tėnd? Sepse vetėm ti je i Shenjtė; sepse tė gjitha kombet do tė vijnė dhe do tė adhurojnė pėrpara teje, sepse gjykimet e tua u shfaqėn``.

5

Dhe pas kėtyre gjėrave unė pashė dhe ja, u hap nė qiell tempulli i tabernakullit tė dėshmisė.

6

Dhe tė shtatė engjėjt, qė kishin tė shtatė plagėt, dolėn nga tempulli, tė veshur me lin tė pastėr dhe tė shndritshėm, dhe tė ngjeshur pėrreth gjoksit me breza ari.

7

Njė nga tė katėr qeniet e gjalla u dha tė shtatė engjėjve shtatė kupa ari, plot me zemėrimi i Perėndisė, qė rron nė shekuj tė shekujve.

8

Dhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perėndisė dhe nga fuqia e tij; dhe askush nuk mund tė hynte nė tempull, derisa tė mbaroheshin tė shtatė plagėt e tė shtatė engjėjve.

Zbulesa 16