| Kapitulli 1 |
1 |
Pali, apostulli i Jezu Krishtit nėpėrmjet vullnetit tė Perėndisė, sipas premtimit tė jetės qė ėshtė nė Krishtin
Jezus, |
2 |
Timoteut, birit tė dashur: hir, mėshirė dhe paqe prej Perėndisė Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit
tonė. |
3 |
E falėnderoj Perėndinė, tė cilit i shėrbej sikurse edhe tė parėt e mi me ndėrgjegje tė pastėr, se pa pushim tė kujtoj nė lutjet e mia, ditė e
natė; |
4 |
dhe, kur kujtoj lotėt e tu, kam shumė mall tė tė shoh qė tė mbushem me
gėzim, |
5 |
sepse kujtoj besimin e sinqertė qė ėshtė nė ty, i cili mė parė ishte te gjyshja jote Loide dhe te nėna jote Eunike, dhe jam i bindur se ėshtė edhe te
ti. |
6 |
Pėr kėtė arsye po tė kujtoj ta zgjosh dhuntinė e Perėndisė qė ėshtė nė ty me anė tė vėnies sė duarve tė
mia. |
7 |
Sepse Perėndia nuk na ka dhėnė frymė frike, por force, dashurie dhe
urtėsie. |
8 |
Mos ki turp, pra, tė dėshmosh Zotin tonė, as mua, tė burgosurin e tij, por hiq keq bashkė me mua pėr ungjillin, sipas fuqisė sė
Perėndisė, |
9 |
qė na shpėtoi dhe na thirri me njė thirrje tė shenjtė, jo sipas veprave tona, por sipas qėllimit tė tij dhe sipas hirit, qė na u dha nė Krishtin Jezus pėrpara fillimit tė kohėve |
10 |
dhe tani u shfaq me anė tė dukjes sė Shpėtimtarit tonė Jezu Krishtit, qė e prishi vdekjen dhe nxori nė dritė jetėn dhe pavdekėsinė me anė tė
ungjillit, |
11 |
pėr tė cilin unė u caktova predikues, apostull dhe mėsues i
johebrenjve. |
12 |
Pėr kėtė arsye unė po vuaj edhe nga kėto gjėra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai ėshtė i zoti ta ruajė visarin tim deri nė atė
ditė. |
13 |
Ruaje modelin e fjalėve tė shėndosha qė dėgjove prej meje me besim dhe dashuri, qė janė nė Krishtin
Jezus. |
14 |
Ruaje visarin e mirė me anė tė Frymės sė Shenjtė qė rri te ne. |
15 |
Ti e di se tė gjithė ata qė janė nė Azi mė kthyen krahėt, dhe midis tyre Figeli dhe
Hermogeni. |
16 |
Zoti i dhėntė mėshirė familjes sė Onesiforit, sepse shpeshherė mė dha zemėr dhe nuk pati turp nga prangat e
mia; |
17 |
madje, kur erdhi nė Romė, mė kėrkoi me shumė zell dhe mė gjeti. |
18 |
Zoti i dhėntė tė gjejė mėshirė nga ana e Zotit nė atė ditė. Ti e di mė mirė se askush sa shėrbime mė bėri nė
Efes. |