Bibla Shqip

Efesianėve 4

Efesianėve

Tabela e Librave tė Biblės

 

Kapitulli 5

1

Bėhuni pra imitues tė Perėndisė, si bij shumė tė dashur,

2

edhe ecni nė dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij pėr ne, si ofertė e flijim Perėndisė, si njė parfum erėmirė.

3

Por, ashtu si u ka hije shenjtorėve, as kurvėria, as ndonjė papastėrti, as kurnacėri tė mos zihet nė gojė midis jush;

4

as pandershmėri, as tė folur pa mend e tė pėrqeshur, tė cilat nuk kanė hije, por mė tepėr tė ketė falenderime.

5

Tė dini nė fakt kėtė: asnjė kurvar, ose i ndyrė ose kurnac, i cili ėshtė idhujtar, nuk ka ndonjė trashėgim nė mbretėrinė e Krishtit dhe tė Perėndisė.

6

Askush tė mos ju gėnjejė me fjalė tė kota, sepse, pėr shkak tė kėtyre gjėrave, vjen zemėrimi i Perėndisė mbi bijtė e mosbindjes.

7

Mos jini, pra, shokė me ta.

8

Sepse dikur ishit errėsirė, por tani jeni dritė nė Zotin; ecni, pra, si bij tė dritės,

9

sepse fryti i Frymės konsiston nė gjithēka qė ėshtė mirėsi, drejtėsi dhe tė vėrtetė,

10

duke provuar ēfarė ėshtė e pranueshme pėr Perėndinė.

11

Dhe mos merrni pjesė nė punėt e pafrytshme tė errėsirės, por mė tepėr t`i qortoni,

12

sepse ato qė bėjnė ata nė fshehtėsi, ėshtė turp edhe tė thuhen.

13

Kurse tė gjitha gjėrat, kur dalin nė dritė, bėhen tė dukshme, sepse ēdo gjė qė shfaqet ėshtė dritė.

14

Prandaj Shkrimi thotė: ``Zgjohu, ti qė fle, dhe ringjallu prej sė vdekurish, dhe Krishti do tė shndrisė mbi ty``.

15

Kujdesuni, pra, qė tė ecni me kujdes dhe jo si tė marrėt, por si tė menēurit,

16

duke e shfyrtėsuar kohėn, sepse ditėt janė tė mbrapshta.

17

Prandaj mos u bėni tė pakujdesshėm, por kuptoni cili ėshtė vullneti i Zotit.

18

Dhe mos u dehni me verė, nė tė cilėn ka shthurje, por mbushuni me Frymė,

19

duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe kėngė frymėrore, duke kėnduar dhe duke lavdėruar Zotin me zemrėn tuaj,

20

duke e falėnderuar vazhdimisht pėr ēdo gjė Perėndinė dhe Atin, nė emėr tė Zotit tonė Jezu Krisht;

21

nėnshtrohuni njėri-tjetrit nė druajtjen e Krishtit!

22

Ju, gratė, nėnshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23

sepse burri ėshtė kreu i gruas, sikurse edhe Krishti ėshtė kreu i kishės, dhe ai vetė ėshtė Shpėtimtari i trupit.

24

Ashtu si kisha i ėshtė nėnshtruar Krishtit, kėshtu gratė duhet t`i nėnshtrohen burrave tė tyre nė ēdo gjė.

25

Ju, burra, t`i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė,

26

qė ta shenjtėrojė, pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės,

27

qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė ti-llė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme.

28

Kėshtu burrat duhet t`i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

29

Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn,

30

sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij.

31

``Prandaj njeriu do tė lėrė babanė e vet dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet, dhe tė dy do tė bėhen njė mish i vetėm``.

32

Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn.

33

Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin.

Efesianėve 6