Bibla Shqip

2 e Korintasve 2

2 e Korintasve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

A fillojmė pėrsėri tė rekomandojmė veten tonė? Apo mos kemi nevojė, si disa, pėr letra rekomandimi pėr ju ose pėr rekomandime nga ana juaj?

2

Ju jeni letra jonė, e shkruar nė zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga tė gjithė njerėzit,

3

duke qenė manifestuar se jeni njė letėr e Krishtit, e hartuar me anė tė shėrbesės sonė, dhe e shkruar jo me bojė, por me Frymėn e Perėndisė sė gjallė, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa tė njė zemre mishi.

4

Dhe kėtė besim ne e kemi nė Perėndinė me anė tė Krishtit;

5

jo se jemi tė aftė prej vetiu tė kuptojmė ndonjė gjė sikur vjen nga vetja jonė, por aftėsia jonė vjen nga Perėndia,

6

i cili na bėri tė aftė tė jemi shėrbėtorė tė besėlidhjes sė re, jo tė shkronjės, por tė Frymės, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetė.

7

Dhe, nė qoftė se shėrbimi i vdekjes, qė ishte gdhendur me shkronja mbi gurė, qe i lavdishėm aq sa bijtė e Izraelit nuk mund tė vėshtronin me sy fytyrėn e Moisiut, pėr shkak tė lavdisė sė pamjes sė tij, qė duhet tė anullohej,

8

sa mė i lavdishėm do tė jetė shėrbimi i Frymės?

9

Sepse, nėse shėrbimi i dėnimit qe rrethuar me lavdi, shumė mė tepėr do tė teprojė nė lavdi shėrbimi i drejtėsisė.

10

Sepse ē`ka ėshtė lavdėruar nuk ėshtė lavdėruar nga kjo pikėpamje, pėr shkak tė asaj lavdie qė e kapėrcen ēdo masė.

11

Sepse, nė qoftė se ajo qė duhet tė anullohej u rrethua me lavdi, ajo qė mbetet do tė jetė shumė mė e lavdishme.

12

Duke pasur, pra, njė shpresė tė tillė, flasim me shumė guxim,

13

dhe jo si Moisiu, i cili vinte njė vel mbi fytyrėn e vet, qė bijtė e Izraelit tė mos vėshtronin me sy fundin e asaj qė duhej tė anullohej.

14

Por mendjet e tyre u errėn; sepse, nė leximin e besėlidhjes sė vjetėr, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anullohet nė Krishtin.

15

Por deri mė sot, kur lexohet Moisiu, njė vel mbetet mbi zemrat e tyre.

16

Por kur Izraeli tė kthehet te Zoti, veli do tė hiqet.

17

Sepse Zoti ėshtė Fryma, dhe atje ku ėshtė Fryma e Zotit, atje ėshtė liria.

18

Dhe ne tė gjithė, duke soditur fytyrėzbuluar lavdinė e Zotit si nė pasqyrė, transformohemi nė tė njėjtėn shėmbėllim nga lavdia nė lavdi, posi prej Frymės sė Zotit.

2 e Korintasve 4