Bibla Shqip

Veprat e Apostujve 23

Veprat e Apostujve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Por pas pesė ditėsh erdhi kryeprifti Anania bashkė me pleqtė dhe me njė gojtar, njė farė Tertuli; ata dolėn pėrpara qeveritarit pėr tė akuzuar Palin.

2

Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzojė duke thėnė:

3

``Fort i shkėlqyeri Feliks, ne e pranojmė nė gjithēka e pėr gjithēka dhe me mirėnjohje tė thellė se paqja tė cilėn gėzojmė dhe reformat dobiprurėse qė janė zbatuar pėr kėtė komb janė vepėr e masave tė tua largpamėse.

4

Por, pėr tė mos tė shqetėsuar mė gjatė, tė lutem me mirėsinė tėnde, tė na dėgjosh shkurtimisht.

5

Ne kemi gjetur se ky njeri ėshtė njė murtajė dhe shkakton trazira midis gjithė Judenjve qė janė nė botė dhe ėshtė kryetari i sektit tė Nazarenasve.

6

Ai, madje, u pėrpoq tė pėrdhosė tempullin; dhe ne e zumė dhe deshėm ta gjykonim sipas ligjit tonė.

7

Por erdhi tribuni Lisia dhe e mori me forcė nga duart tona,

8

duke i urdhėruar paditėsit e tij tė vijnė tek ti; duke e hetuar atė, do tė mundėsh ti vetė tė marrėsh vesh prej tij tė vėrtetėn e tė gjitha gjėrave, pėr tė cilat ne e akuzojmė``.

9

Edhe Judenjtė u bashkuan, duke pohuar se kėshtu qėndronin gjėrat.

10

Atėherė Pali, mbasi qeveritari i bėri shenjė tė flasė, u pėrgjigj: ``Duke ditur se prej shumė vjetėsh ti je gjykatėsi i kėtij kombi, flas edhe mė me guxim nė mbrojtje tė vetes.

11

Jo mė shumė se dymbėdhjetė ditė mė parė, siē mund ta verifikosh, unė u ngjita nė Jeruzalem pėr tė adhuruar.

12

Dhe kėta nuk mė gjetėn nė tempull duke u grindur me ndonjė, ose duke nxitur turmėn as nė sinagogat as edhe nėpėr qytet;

13

dhe as mund tė provojnė gjėrat pėr tė cilat tani mė akuzojnė.

14

Por unė po tė rrėfej kėtė: sipas Udhės qė ata e quajnė sekt, unė i shėrbej kėshtu Perėndisė sė etėrve, duke u besuar tė gjitha gjėrave qė janė shkruar nė ligjin dhe nė profetėt,

15

duke pasur shpresė nė Perėndinė, tė cilėn edhe kėta e kanė, se do tė ketė njė ringjallje tė tė vdekurve, qoftė tė tė drejtėve, qoftė tė tė padrejtėve.

16

Prandaj unė pėrpiqem tė kem vazhdimisht njė ndėrgjegje tė paqortueshme pėrpara Perėndisė dhe pėrpara njerėzve.

17

Tani, pas shumė vjetėsh, unė erdha tė sjell lėmosha dhe oferta kombit tim.

18

Por, tek po bėja kėtė, ata mė gjetėn tė pastruar nė tempull, pa asnjė tubim ose trazirė.

19

Por ishin disa Judenj tė Azisė, qė duhej tė dilnin para teje pėr tė mė akuzuar, se kishin diēka kundėr meje.

20

Ose vetė kėta le tė thonė nėse kanė gjetur ndonjė padrejtėsi tek unė, kur rrija pėrpara sinedrit,

21

veē mos qoftė vetėm pėr atė fjalė qė unė thirra duke qėndruar nė kėmbė para tyre: "Pėr shkak tė ringjalljes sė tė vdekurve sot unė gjykohem prej jush!"``.

22

Kur i dėgjoi kėto gjėra, Feliksi, qė ishte i mirinformuar pėr Udhėn, e shtyu gjyqin, duke thėnė: ``Kur tė vijė tribuni Lisia, do tė marr nė shqyrtim ēėshtjen tuaj``.

23

Dhe i dha urdhėr centurionit qė Palin ta ruanin, por tė kishte njėfarė lirie, pa penguar asnjė nga tė vetėt t`i kryejnin shėrbime ose tė vijnin ta takojnin.

24

Pas disa ditėsh Feliksi, qė kishte ardhur me gruan e vet Druzila, qė ishte jude, dėrgoi ta thėrresin Palin dhe e dėgjoi lidhur me besimin nė Jezu Krishtin.

25

Dhe, duke qenė se Pali fliste pėr drejtėsi, pėr vetėkontroll dhe pėr gjyqin e ardhshėm, Feliksi, shumė i trembur, u pėrgjigj: ``Pėr tani shko, dhe kur tė kem rast, do tė dėrgoj tė tė thėrrasin``.

26

Njėkohėsisht ai shpresonte se Pali do t`i jepte para qė ta lironte; dhe prandaj e thėrriste shpesh dhe bisedonte me tė.

27

Por pas dy vjetėsh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t`ua bėjė qejfin Judenjve, e la Palin nė burg.

Veprat e Apostujve 25