Bibla Shqip

Marku 1

Marku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Pas disa ditėsh, ai erdhi pėrsėri nė Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej nė shtėpi;

2

dhe menjėherė u mblodhėn aq shumė njerėz, sa nuk gjeje mė vend as pėrpara derės; dhe ai u predikonte Fjalėn.

3

Atėhėrė i erdhėn disa qė i paraqitėn njė tė paralizuar, qė po e bartnin katėr vetė.

4

Por, duke qenė se nuk mund t`i afroheshin pėr shkak tė turmės, zbuluan ēatinė nė vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapėn njė vrimė, e lėshuan vigun mbi tė cilin rrinte shtrirė i paralizuari.

5

Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha tė paralizuarit: ``O bir, mėkatet e tua tė janė falur!``.

6

Por aty po rrinin ulur disa shkribė, tė cilėt, nė zemėr tė vet, po mendonin:

7

``Pse vallė ky po flet blasfemi. Kush mund tė falė mėkatet, veē Perėndisė vetė?``.

8

Por Jezusi, i cili menjėherė kuptoi nė frymėn e vet se ata po i mendonin kėto gjėra nė veten e tyre, u tha atyre: ``Pse i mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja?

9

Ēfarė ėshtė mė lehtė: t`i thuash tė paralizuarit: "Mėkatet e tua tė janė falur", apo t`i thuash: "Ēohu, merre vigun tėnd dhe ec"?

10

Dhe tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatėt mbi dhe,

11

unė po tė them (i tha tė paralizuarit): Ēohu, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!"``.

12

Dhe ai u ngrit menjėherė, mori vigun e vet dhe doli pėrjashta nė praninė e tė gjithėve dhe kėshtu tė gjithė u habitėn dhe lėvduan Perėndinė duke thėnė: ``Njė gjė tė tillė s`e kemi parė kurrė!``.

13

Jezusi doli pėrsėri gjatė bregut tė detit dhe gjithė turma erdhi tek ai dhe ai e mėsonte.

14

Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur nė vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmė!``. Ai u ngrit dhe e ndoqi.

15

Dhe ndodhi qė, kur Jezusi ishte nė tryezė nė shtėpinė e Levit, shumė tagrambledhės dhe mėkatarė u ulėn nė tryezė me Jezusin dhe me dishepujt e tij; nė fakt ishin shumė ata qė e ndiqnin.

16

Atėhėrė skribėt dhe farisenjtė, duke e parė se po hante me tagrambledhės dhe me mėkatarė, u thanė dishepujve tė tij: ``Qysh ha dhe pi ai bashkė me tagrambledhės e me mėkatarė?``.

17

Dhe Jezusi, kur e dėgjoi, u tha atyre: ``Nuk janė tė shėndoshet qė kanė nevojė pėr mjekun, por tė sėmurėt; unė nuk erdha pėr tė thirrur tė drejtėt, por mėkatarėt pėr pendim.

18

Atėherė dishepujt e Gjonit dhe ata tė farisenjve po agjėronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanė: ``Pėrse dishepujt e Gjonit dhe ata tė farisenjve agjėrojnė, kurse dishepujt e tu nuk agjėrojnė?``.

19

Dhe Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Vallė a mund tė agjėrojnė dasmorėt, ndėrsa dhėndri ėshtė me ta? Pėr sa kohė kanė mė vete dhėndrin, nuk mund tė agjėrojnė!

20

Por do tė vijnė ditėt kur do t`u merret dhėndri dhe atėhėrė, nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė.

21

Askush nuk qep njė copė stof tė ri mbi njė rrobe tė vjetėr, pėrndryshe copa e re e shkul gjithė arnesėn dhe shqyerja bėhet mė keq.

22

Po ashtu askush nuk shtie verė tė re nė kacekė tė vjetėr, pėrndryshe vera e re i prish kacekėt, vera derdhet dhe kacekėt shkojnė dėm; porse vera e re duhet shtėnė nė kacekė tė rinj``.

23

Por ndodhi qė njė ditė tė shtunė ai po kalonte nėpėr ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan tė kėpusin kallinj.

24

Dhe farisenjtė i thanė: ``Shih, pėrse po bėjnė atė qė nuk ėshtė e ligjshme ditėn e shtunė?``.

25

Por ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallė ē`bėri Davidi, kur pati nevojė dhe kishte uri, ai dhe ē`qenė me tė?``.

26

Se si hyri ai nė shtėpinė e Perėndisė nė kohėn e kryepriftit Abiathar, dhe hėngri bukėt e paraqitjes, tė cilat nuk lejohet t`i hajė askush, pėrveē priftėrinjve, dhe u dha edhe atyre qė qenė me tė?``.

27

Pastaj u tha atyre: ``E shtuna ėshtė bėrė pėr njeriun dhe jo njeriu pėr tė shtunėn.

28

Prandaj Biri i njeriut ėshtė zot edhe i sė shtunės``.

Marku 3