Bibla Shqip

Mateu 13

Mateu

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Nė atė kohė Herodi, tetrarku, mori vesh famėn e Jezusit,

2

dhe u tha shėrbėtorėve tė vet: ``Ky ėshtė Gjon Pagėzori; ai u ngjall sė vdekuri dhe prandaj fuqitė e mbinatyrshme veprojnė nė tė``.

3

Herodi, nė fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur nė burg, pėr shkak tė Herodiadės, gruas sė Filipit, vėllait tė vet.

4

Sepse Gjoni i thoshte: ``Nuk ėshtė e lejueshme tė bashkėjetosh me tė!``.

5

Dhe, ndonėse donte ta vriste, Herodi kishte frikė nga populli qė e konsideronte Gjonin profet.

6

Kur po festohej ditėlindja e Herodit, e bija e Herodiadės vallėzoi pėrpara tij dhe i pėlqeu Herodit

7

aq shumė, sa ai i premtoi asaj me betim se do t`i jepte ēfarėdo qė t`i kėrkonte.

8

Dhe ajo, e shtyrė nga e ėma, tha: ``Ma jep kėtu, mbi njė pjatė, kokėn e Gjon Pagėzorit``.

9

Mbretit i erdhi keq, po pėr shkak tė betimit dhe tė ftuarve qė ishin me tė nė tryezė, urdhėroi qė t`ia japin.

10

Kėshtu dėrgoi dikė pėr t`i prerė kokėn Gjon Pagėzorit nė burg;

11

dhe kokėn e tij e prunė mbi njė pjatė dhe ia dhanė vajzės; ajo ia ēoi s`ėmės.

12

Pastaj erdhėn dishepujt e tij, e morėn trupin dhe e varrosėn, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.

13

Kur Jezusi i dėgjoi kėto, u nis qė andej me njė barkė dhe u tėrhoq nė vetmi, nė njė vend tė shkretė. Dhe turmat, kur e morėn vesh, e ndiqnin nė kėmbė nga qytetet.

14

Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa njė turmė tė madhe, pati dhembshuri pėr tė dhe shėroi ata qė ishin tė sėmurė.

15

Pastaj nė mbrėmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanė: ``Ky vend ėshtė i shkretė dhe u bė vonė; lejo turmat tė shkojnė nėpėr fshatra pėr tė blerė ushqime``.

16

Por Jezusi u tha atyre: ``Nuk ėshtė nevoja tė shkojnė; u jepni juve tė hanė``.

17

Dhe ata i thanė: ``Ne kėtu nuk kemi tjetėr pėrveē pesė bukė dhe dy peshq``.

18

Dhe ai u tha: ``M`i sillni kėtu``.

19

Atėherė i urdhėroi qė turmat tė ulen mbi bar; pastaj i mori pesė bukėt dhe dy peshqit dhe, pasi i ēoi sytė drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukėt dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.

20

Dhe tė gjithė hėngrėn dhe u ngopėn; pastaj dishepujt mblodhėn tepricat nė dymbėdhjetė kosha plot.

21

Dhe ata qė hėngrėn ishin rreth pesė mijė burra, pa i numėruar gratė dhe fėmijėt.

22

Fill pas kėsaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet tė hyjnė nė barkė dhe t`i prijnė nė bregun tjetėr, deri sa ai t`i lėshojė turmat.

23

Mbasi i nisi ato, u ngjit vetėm mbi mal pėr t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjėndej aty, i vetėm fare.

24

Ndėrkaq barka ndodhej nė mes tė detit; dhe pėrplasej nga valėt sepse era i ishte e kundėrt.

25

Nė rojėn e katėrt tė natės, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.

26

Dishepujt duke parė atė qė po ecte mbi det, u trembėn dhe thanė: ``Éshtė njė fantazmė!``. Dhe filluan tė bėrtasin nga frika;

27

por menjėherė Jezusi u foli atyre duke thėnė: ``Qetėsohuni; jam unė, mos kini frikė!``.

28

Dhe Pjetri, duke u pėrgjigjur tha: ``Zot, nėse je ti, mė urdhėro tė vij te ti mbi ujėra``.

29

Ai tha: ``Eja!``. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujėra, pėr tė shkuar te Jezusi.

30

Por, duke parė erėn e fortė, kishte frikė, dhe duke filluar tė fundosej, bėrtiti duke thėnė: ``O Zot, shpėtomė!``.

31

Dhe Jezusi ia zgjati menjėherė dorėn, e zuri dhe i tha: ``O njeri besimpak, pse dyshove?``.

32

Pastaj, kur hynė nė barkė, era pushoi.

33

Atėherė ata qė ishin nė barkė erdhėn dhe e adhuruan, duke thėnė: ``Me tė vėrtetė ti je Biri i Perėndisė!``.

34

Pastaj, mbasi dolėn nė bregun tjetėr, erdhėn nė krahinėn e Gjenezaretit.

35

Dhe njerėzit e atij vendi, sapo e njohėn, e pėrhapėn fjalėn nė gjithė krahinėn pėrreth; dhe i sollėn tė gjithė tė sėmurėt;

36

dhe iu lutėn qė tė mund t`i preknin tė paktėn cepin e rrobes sė tij; dhe tė gjithė ata qė e prekėn u shėruan plotėsisht.

Mateu 15