Bibla Shqip

Zakaria 10

Zakaria

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Hapi dyert e tua, Liban, me qėllim qė zjarri tė djegė kedrat e tu.

2

Vajto, selvi, sepse kedri ka rėnė, sepse drurėt madhėshtorė janė shkatėrruar. Kėlthisni, lisa tė Bashanit, sepse pylli i padepėrtueshėm ėshtė rrėzuar.

3

Dėgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkėlqimi i tyre u shkretua; dėgjohet vrumbullima e luanėve tė vegjėl, sepse madhėshtia e Jordanit u shkretua.

4

Kėshtu thotė Zoti, Perėndia im: "Kulloti delet qė janė caktuar pėr thertore,

5

blerėsit e tė cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorė dhe shitėsit e tė cilave thonė: "Qoftė bekuar Zoti, sepse unė po pasurohem" dhe barinjtė e tė cilave nuk kanė kurrfarė mėshire.

6

Nuk do tė kem mė mėshirė pėr banorėt e vendit", thotė Zoti, "madje do tė bėj qė secili prej tyre tė bjerė nė dorė tė tė afėrmit tė vet dhe nė dorė tė mbretit tė vet. Ata do ta shkretojnė vendin dhe nuk do tė ēliroj asnjė nga duart e tyre".

7

Atėherė nisa t`i kullos delet qė ishin caktuar pėr thertore, pikėrisht mė tė mjerat e kopesė. Mora pastaj pėr vete dy shkopinj: njėrin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenė.

8

Brenda njė muaj eliminova tre barinj. Unė isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu mė urrenin.

9

Atėherė thashė: "Nuk do t`i kullos mė; kush ėshtė duke vdekur, le tė vdesė dhe kush ėshtė pėr tė humbur, le tė humbasė; pastaj ato qė do tė mbeten le tė hanė njėra tjetrėn".

10

Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, pėr tė shfuqizuar besėlidhjen qė kisha lidhur me gjithė popujt.

11

Po atė ditė ai u shfuqizua. Kėshtu delet mė tė mjera tė kopesė qė po mė shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.

12

Atėherė u thashė atyre: "Po t`ju duket e drejtė, mė jepni pagėn time; nė se jo, lėreni". Kėshtu ata e peshuan pagėn time: tridhjetė sikla argjendi.

13

Por Zoti mė tha: "Hidhja poēarit ēmimin madhėshtor me tė cilin ata mė vlerėsuan". Atėherė i mora tridhjetė siklat prej argjendi dhe i hodha nė shtėpinė e Zotit pėr poēarin.

14

Pastaj theva shkopin tjetėr "Bashkimi", pėr tė thyer vėllazėrinė ndėrmjet Judės dhe Izraelit.

15

Atėherė Zoti mė tha: "Merri edhe veglat e njė bariu tė pamend.

16

Sepse ja, unė do tė nxjerr nė vend njė bari qė nuk do tė kujdeset pėr delet qė humbasin, nuk do t`i kėrkojė ato qė janė tė reja, nuk do tė shėrojė tė plagosurat, nuk do tė ushqejė ato qė rrijnė nė kėmbė, por do tė hajė mishin e tė majmeve dhe do t`u shkulė edhe thonjtė".

17

Mjerė bariu i pavlerė qė e braktis kopenė! Njė shpatė do tė jetė kundėr krahut tė tij dhe kundėr syrit tė tij tė djathtė. Krahu i tij do tė thahet krejt dhe syri i tij do tė verbohet fare.

Zakaria 12