Bibla Shqip

Habakuku 2

Habakuku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin.

2

"O Zot, unė dėgjova tė folurėn tėnde dhe kam frikė; o Zot, bėj qė tė ringjallet vepra jote gjatė viteve, bėje tė njohur gjatė viteve. Nė zemėrim e sipėr, kujtoje mėshirėn.

3

Perėndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lėvdimin e tij.

4

Shkėlqimi i tij ishte si drita, rreze si shkėndi dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.

5

Para tij ecte murtaja dhe murtaja e ethshme ndiqte hapat e tij.

6

Ai ndalej dhe maste tokėn, shikonte dhe i bėnte kombet tė dridheshin; malet e pėrjetshėm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugėt e tij janė tė pėrjetshme.

7

Unė i shikoja nė dėshpėrim ēadrat e Kushanit, pavijonet e vendit tė Madianit dridheshin.

8

O Zot, a merrte zjarr vallė zemėrimi yt kundėr lumenjve? A ishte zemėrimi yt kundėr lumenjve ose tėrbimi yt kundėr detit, kur shkoje hipur mbi kuajt e tu, mbi qerret e tua tė fitores?

9

Ti e ke zbuluar plotėsisht harkun tėnd, sipas betimeve qė ke bėrė mbi shigjetat e tua. Ti e ke ndarė tokėn me lumenjtė.

10

Malet tė panė dhe u drodhėn; uragani i ujit kaloi, humnera ka bėrė tė dėgjohet zėri i saj dhe ka ngritur duart lart.

11

Dielli dhe hėna kanė mbetur nė banesėn e tyre; nė dritėn e shigjetave tė tua lėvizėn me tė shpejtė, nė vetėtimėn e ushtės sate flakėruese.

12

Ti e ke pėrshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemėruar.

13

Ke dalė pėr tė shpėtuar popullin tėnd, pėr tė shpėtuar tė vajosurin tėnd; ti ke goditur kokėn e shtėpisė sė tė pabesit, duke e nxjerrė lakuriq nga themelet e deri lart.

14

Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokėn e fshatrave tė tij; ata kishin ardhur si njė uragan pėr t`i shpėrndarė, duke lėshuar britma gėzimi, sikur po gllabėronin tė mjerin nė fshehtėsi.

15

Me kuajt e tu ke ecur pėrmes detit, nėpėrmjet njė mase tė madhe ujėrash.

16

Kam dėgjuar dhe tė pėrbrendshmet e mia u drodhėn dhe buzėt e mia u drodhėn nė atė zė; njė krimb hyri nė kockat e mia dhe njė frikė e madhe mė pushtoi pėrbrenda. Megjithatė do tė rri i qetė ditėn

17

Ndonėse fiku nuk do tė lulėzojė dhe nuk do tė ketė asnjė fryt te hardhitė, ndonėse punimi i ullirit do tė jetė zhgėnjyes dhe arat nuk do tė japin mė ushqim, ndonėse kopetė do tė zhduken nga vathat dhe nuk do tė ketė mė qe nė stalla,

18

unė do tė ngazėllohem tek Zoti dhe do tė gėzohem te Perėndia i shpėtimit tim.

19

Zoti, Zoti, ėshtė forca ime; ai do t`i bėjė kėmbėt e mia si ato tė durėve dhe do tė mė bėjė tė ecė mbi lartėsitė e mia". Mjeshtrit tė korit. Pėr veglat me tela.

Sofonia 1