Bibla Shqip

Mikea 6

Mikea

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Mjerė unė! Sepse jam si ata qė vjelin frutat e verės, si ata qė mbledhin rrushin e vitit: nuk ka asnjė vile pėr tė ngrėnė, shpirti im dėshėron njė fik tė parė.

2

Njeriu i pėrshpirtshėm ėshtė zhdukur nga dheu, midis njerėzve nuk ka mė njerėz tė ndershėm; tė tėrė rrinė nė pritė pėr tė derdhur gjak, secili gjuan vėllanė e vet me rrjetė.

3

Tė dy duart e tyre janė tė shtrira pėr tė bėrė tė keq me zotėsi; princi pretendon, gjyqtari kėrkon shpėrblime, i madhi shfaq lakminė e tij; kėshtu bashkarisht e prishin drejtėsinė.

4

Mė i miri i tyre ėshtė si njė ferrishte, mė i ndershmi ėshtė mė i keq se njė gardh ferrash. Dita e dėnimit tėnd po vjen; tani do tė jetė pėshtjellimi i tyre.

5

Mos e besoni shokun, mos i zini besė mikut tė ngushtė; ruaji portat e gojės sate pėrpara asaj qė prehet mbi gjirin tėnd.

6

Sepse biri turpėron tė atin, bija ngre krye kundėr nėnės, e reja kundėr vjehrrės, armiqtė e secilit janė ata tė shtėpisė sė tij.

7

Por unė do tė shikoj te Zoti, do tė shpresoj te Perėndia i shpėtimit tim; Perėndia im do tė mė dėgjojė.

8

Mos u gėzo me mua, o armikja ime! Nė rast se kam rėnė, do tė ngrihem pėrsėri; nė rast se ulem nė terr, Zoti do tė jetė drita ime.

9

Unė do tė duroj indinjatėn e Zotit, sepse kam kryer mėkate kundėr tij, deri sa ai do tė mbrojė kauzėn time, dhe do vendosė drejtėsi pėr mua; ai do tė mė nxjerrė nė dritė dhe unė do tė sodit drejtėsinė e tij.

10

Atėherė armikja ime do ta shohė dhe do tė mbulohet me turp, ajo qė mė thoshte: "Ku ėshtė Zoti, Perėndia yt?". Sytė e mi do ta shikojnė me ėndje, ndėrsa do ta shkelin si baltėn e rrugėve.

11

Kur do tė rindėrtohen muret e tua, atė ditė kufiri yt do tė zgjerohet shumė.

12

Atė ditė do tė vinė te ti, nga Asiria dhe nga qytetet e tua tė fortifikuara, nga qyteti i fortifikuar deri te Lumi, nga deti nė det dhe nga mali nė mal.

13

Por vendi do tė katandiset nė njė shkreti pėr shkak tė banorėve tė tu, pėr shkak tė frytit tė veprimeve tė tyre.

14

Kullot popullin tėnd me shkopin tėnd, kopenė e trashėgimisė sate, qė rri i vetmuar nė pyllin nė mes tė Karmelit. Le tė kullosin nė Bashan dhe nė Galaad si nė kohėrat e lashta.

15

"Si nė ditėt qė dole nga vendi i Egjiptit, unė do t`u tregoj atyre gjėra tė mrekullueshme".

16

Kombet do tė shohin dhe do t`u vijė turp pėr tėrė fuqinė e tyre; do tė vėnė dorėn te goja, veshėt e tyre do tė mbeten tė shurdhėr.

17

Do tė lėpijnė pluhurin si gjarpėri, si rrėshqanorėt e tokės, do tė dalin duke u dridhur nga vendet ku janė fshehur; do tė kenė frikė nga Zoti, Perėndia ynė, dhe do tė kenė frikė nga ti.

18

Cili Perėndi ėshtė si ti, qė fal paudhėsinė dhe e kapėrcen shkeljen e mbetjes sė trashėgimisė sė tij? Ai nuk e mban pėrgjithnjė zemėrimin e tij, sepse i pėlqen tė jetė i mėshirshėm.

19

Atij do t`i vijė pėrsėri keq pėr ne, do tė shkelė paudhėsitė tona, Ti do tė hedhėsh nė fund tė detit tėrė mėkatet tona.

20

Ti do t`ia tregosh besnikėrinė tėnde Jakobit dhe dhemshurinė tėnde Abrahamit, siē iu betove etėrve tanė qysh nė kohėrat e lashta.

Nahumi 1