Bibla Shqip

Amosi 9

Abdia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Vegimi i Abdias. Kėshtu thotė Zoti, Zoti, pėr Edomin: "Ne kemi dėgjuar njė mesazh nga Zoti dhe njė ambasador ėshtė dėrguar midis kombeve pėr tė thėnė: "Lėvizni dhe tė ngrihemi kundėr tij pėr tė luftuar".

2

Ja, unė do tė tė bėj tė vogėl midis kombeve; ti do tė jesh shumė i pėrbuzur.

3

Krenaria e zemrės sate tė ka mashtruar, o ti qė banon nė tė ēarat e shkėmbinjve, ku ke bėrė banesėn tėnde tė lartė, qė thua nė zemrėn tėnde: "Kush do tė mė zbresė pėr tokė?"

4

Edhe sikur ti tė ngrihesh lart si njė shqiponjė dhe ta vije folenė tėnde midis yjeve, unė do tė tė zbres nga atje lart", thotė Zoti.

5

"Po tė tė vinin natėn cuba ose kusarė, si do tė shkatėrroheshe! A nuk do tė vidhnin aq sa u mjafton? Po tė tė vinin vjelėsit e rrushit, a nuk do tė linin disa vile pėr tė mbledhur?

6

Oh, sa do ta zhbirojnė Esaun, si do t`i rrėmojnė skutat e tij!

7

Tėrė aleatėt e tu do tė tė shtrėngojnė nė kufi, ata qė ishin nė paqe me ty do tė tė mashtrojnė dhe do tė kenė epėrsi mbi ty; ata qė hanė bukėn tėnde do tė kurdisin gracka; por ai nuk e kupton kėtė.

8

Atė ditė", thotė Zoti, "unė do tė zhduk nga Edomi njerėzit e ditur dhe nga mali i Esaut mėnēurinė.

9

Atėherė trimat e tu do t`i zėrė tmerri, o Teman, derisa ēdo njeri tė shfaroset nga mali i Esaut nė masakėr.

10

Pėr shkak tė dhunės kundėr vėllait tėnd Jakobi, turpi do tė tė mbulojė dhe do tė shfarosesh pėrjetė.

11

Sepse ti ishe i pranishėm ditėn qė ti rrije mėnjanė, ditėn qė tė huajt e ēonin nė robėri ushtrinė e tij dhe tė huajt hynin nga portat e tij dhe hidhnin nė short fatet e Jeruzalemit, edhe ti ishe si njė prej tyre.

12

Por ti nuk duhet tė shikoje me gėzim ditėn e vėllait tėnd, ditėn e fatkeqėsisė sė tij, as duhet tė gėzoheshe pėr bijtė e Judės ditėn e shkatėrrimit tė tyre dhe as tė flisje me arrogancė ditėn e fatkeqėsisė sė tyre.

13

Nuk duhet tė hyje nga porta e popullit tim, ditėn e fatkeqėsisė sė tij, as tė sodisje edhe ti me kėnaqėsi mjerimin e tij, ditėn e fatkeqėsisė sė tij dhe as tė shtrije duart mbi pasuritė e tij ditėn e fatkeqėsisė sė tij.

14

Nuk duhet tė viheshe nė udhėkryqet pėr tė masakruar ikanakėt e tij dhe as t`i jepje nė dorė tė armikut ata qė kishin mbijetuar ditėn e fatkeqėsisė.

15

Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt pėr tėrė kombet; atė qė u bėre tė tjerėve do tė ta bėjnė ty, shpėrblimi i veprimeve tė tua do tė bjerė mbi kokėn tėnde.

16

Sepse ashtu si keni pirė mbi malin tim tė shenjtė, kėshtu do tė pinė tėrė kombet vazhdimisht; po, do tė pinė, do tė rrėkėllejnė dhe do tė jenė si tė mos kenė qenė kurrė".

17

"Por mbi malin e Sionit do tė jenė ata qė mbijetuan dhe do tė jetė njė vend i shenjtė; dhe shtėpia e Jakobit do tė shtjerė nė dorė pronat e veta.

18

Shtėpia e Jakobit do tė jetė njė zjarr, shtėpia e Jozefit njė flakė, por shtėpia e Esaut do tė jetė si kallamishte: ata do ta djegin dhe do ta gllabėrojnė, dhe shtėpisė sė Esaut nuk do t`i mbetet asnjė trashėgimtar", sepse ka folur Zoti.

19

Ata tė Negevit do tė zotėrojnė malin e Esaut dhe fushėn e vendit tė Filistejve; do tė zotėrojnė edhe fushat e Efraimit dhe fushat e Samarisė dhe Beniamini do tė zotėrojė Galaadin.

20

Mėrgimtarėt e kėsaj ushtrie tė bijve tė Izraelit qė ndodhen midis Kananeasve, do tė zotėrojnė vendin deri nė Sarepta, mėrgimtarėt e Jeruzalemit qė ndodhen nė Sefarad do tė zotėrojnė qytetet e Negevit.

21

Atėherė disa ēlirimtarė do tė ngjiten nė malin e Sionit pėr tė gjykuar malin e Esaut, dhe mbretėria do tė jetė e Zotit.

Jona 1