Bibla Shqip

Ezekieli 12

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 13

1

Fjala e Zotit m`u drejtua duke thėnė:

2

"Bir njeriu, profetizo kundėr profetėve tė Izraelit qė profetizojnė dhe u thuaj atyre qė profetizojnė sipas zemrės sė tyre: Dėgjoni fjalėn e Zotit.

3

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Mjerė profetėt e pamend qė ndjekin frymėn e tyre duke mos parė asgjė.

4

O Izrael, profetėt e tu kanė qenė si dhelpra nė shkretėtirė.

5

Ju nuk jeni ngjitur mbi tė ēara dhe as nuk keni ndėrtuar ndonjė mur rreth shtėpisė sė Izraelit pėr tė rezistuar nė betejėn nė ditėn e Zotit.

6

Kanė pasur vegime tė rreme dhe shortari tė gėnjeshtėrta dhe thonė: "Zoti ka thėnė", ndėrsa Zoti nuk i ka dėrguar. Megjithatė ata shpresojnė qė fjala e tyre tė plotėsohet.

7

A nuk keni pasur vallė vegime tė rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari tė gėnjeshtra? Ju thoni: "Zoti ka thėnė", kurse unė nuk kam folur".

8

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Me qenė se keni thėnė gėnjeshtra dhe keni pasur vegime tė gėnjeshtėrta, ja ku jam kundėr jush", thotė Zoti, Zoti.

9

"Dora ime do tė jetė kundėr profetėve qė kanė vegime tė rreme dhe shqiptojnė shortari tė gėnjeshtra. Ata nuk do tė marrin pjesė nė kėshillėn e popullit tim, nuk do tė jenė tė shkruar nė rregjistrin e shtėpisė sė Izraelit dhe nuk do tė hyjnė nė vendin e Izraelit; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti, Zoti.

10

Sepse, po, sepse kanė bėrė popullin tim tė devijojė, duke i thėnė: `Paqe`, kur nuk ka paqe, dhe kur njė njeri ndėrton njė mur, ata e suvatojnė me njė llaē qė nuk mban,

11

u thuaj atyre qė e suvatojnė me llaē qė nuk mban, se ai ka pėr tė rėnė. Do tė vijė njė shi i rrėmbyer dhe ju, o gurė breshėri, do tė rrėzoheni; do tė shpėrthejė njė erė e stuhishme,

12

dhe ja, kur do tė rrėzohet muri, nuk do t`ju thuhet vallė: "Ku ėshtė llaēi me tė cilin e keni suvatuar?"".

13

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Nė tėrbimin tim do tė bėj qė tė shpėrthejė njė erė e stuhishme, nė zemėrimin tim do tė bėj qė tė bjerė njė shi i rrėmbyer dhe nė tėrbimin tim disa gurė breshri pėr njė shfarosje tė plotė.

14

Kėshtu do tė shemb murin qė keni suvatuar me llaē qė nuk mban, do tė hedh pėr tokė dhe themelet e tij do tė zbulohen; ai do tė rrėzohet dhe ju do tė shkatėrroheni bashkė me tė; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti.

15

Kėshtu do tė shfryj tėrbimin tim mbi murin dhe mbi ata qė kanė suvatuar me llaē qė nuk mban; dhe do t`ju them: "Muri nuk ėshtė mė dhe as ata qė e suvatonin,

16

domethėnė, profetėt e Izraelit qė profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin pėr tė vegime paqeje, ndėrsa nuk kishte paqe", thotė Zoti, Zoti.

17

"Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrėn nga vajzat e popullit tėnd qė profetizojnė sipas zemrės sė tyre dhe profetizo kundėr tyre,

18

dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Mjerė gratė qė qepin rripa nė tė gjitha kyēet e dorės dhe bėjnė vela pėr kokat e ēdo lartėsie pėr tė gjuajtur shpirtėrat. A besoni ju tė gjuani shpirtėrat e popullit tim dhe tė shpėtoni jetėn tuaj?

19

Ju mė pėrdhosni nė mes tė popullit tim pėr disa grushte elbi dhe pėr disa copa buke, duke bėrė tė vdesin shpirtėra qė nuk duhet tė vdisnin dhe duke bėrė tė jetojnė shpirtėra qė nuk duhet tė jetonin, duke e gėnjyer popullin tim qė u vė veshin gėnjeshtrave".

20

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė jam kundėr rripave tuaja me tė cilat ju gjuani shpirtėrat sikur tė ishin zogj; do t`i shkėpus nga krahėt tuaja dhe do t`i ēliroj shpirtėrat, ato shpirtėra qė ju i gjuani si zogj.

21

Gjithashtu do tė heq velat tuaja dhe do tė ēliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do tė jetė mė njė pre nė duart tuaja; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti.

22

Nė fakt e keni brengosur zemrėn e tė drejtit me gėnjeshtra, kur unė nuk e brengosja, dhe keni fortėsuar duart e tė pabesit, qė tė mos shmanget nga rruga e tij e keqe pėr tė mbetur nė jetė.

23

Prandaj nuk do tė keni mė vegime tė rreme dhe nuk do tė praktikoni mė shortarinė, dhe unė do ta ēliroj popullin tim nga duart tuaja; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti".

Ezekieli 14