Bibla Shqip

Jeremia 35

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 36

1

Ndodhi nė vitin e katėrt tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbreti i Judės, qė kjo fjalė ju drejtua nga Zoti duke thėnė:

2

"Merr njė rrotull shkrimi dhe shkruaj mbi tė tėrė fjalėt qė tė kam thėnė kundėr Izraelit, kundėr Judės dhe kundėr tė gjitha kombeve, nga dita qė tė kam folur, nga ditėt e Josias e deri mė sot.

3

Ndofta shtėpia e Judės do tė dėgjojė gjithė tė keqen qė unė mendoj t`u bėj atyre, dhe secili do tė tėrhiqet nga rruga e tij e keqe, dhe kėshtu unė do tė fal paudhėsinė e tyre dhe mėkatin e tyre".

4

Atėherė Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi mbi njė rrotull shkrimi, nėn diktimin e Jeremias, tėrė fjalėt qė Zoti i kishte thėnė.

5

Pastaj Jeremia i dha kėtė urdhėr Barukut: "Unė jam i penguar dhe nuk mund tė hyj nė shtėpinė e Zotit.

6

Prandaj do tė shkosh ti tė lexosh, nga rrotulla qė ke shkruar nėn diktimin tim fjalėt e Zotit nė veshėt e popullit nė shtėpinė e Zotit, ditėn e agjėrimit, do t`i lexosh dhe nė veshėt e tėrė atyre tė Judės qė vijnė nga qytetet e tyre.

7

Ndofta do t`i paraqesin lutjet e tyre pėr falje Zotit dhe secili do tė tėrhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh ėshtė zemėrimi dhe tėrbimi qė Zoti ka shqiptuar kundėr kėtij populli".

8

Baruku, biri i Neriahut, bėri, pra, tėrė ato qė i kishte urdhėruar profeti Jeremia dhe lexoi nga libri fjalėt e Zotit.

9

Nė vitin e pestė tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės, nė muajin e nėntė u shpall njė agjėrim para Zotit pėr tė gjithė popullin e Jeruzalemit dhe pėr gjithė popullin e ardhur nga qytetet e Judės nė Jeruzalem.

10

Atėherė Baruku lexoi nga libri fjalėt e Jeremias nė veshėt e tėrė popullit, nė shtėpinė e Zotit, nė dhomėn e Gemariahut, birit tė Shafanit, shkruesit, nė oborrin e sipėrm, nė hyrjen e Portės sė Re tė shtėpisė sė Zotit.

11

Mikajahu, biri i Gemariahut, qė ishte bir i Shafanit, dėgjoi tėrė fjalėt e Zotit qė u lexuan nga libri.

12

Zbriti pastaj nė shtėpinė e mbretit, nė dhomėn e shkruesit, dhe ja, aty rrinin ulur tėrė princat: Elishama shkruesi, Delahaju, biri i Shemajahut, Elnathani biri i Akborit, Gemariahu biri i Shafanit, Sedekia biri i Hananiahut, dhe tėrė princat e tjerė.

13

Mikajahu u tregoi tėrė fjalėt qė kishte dėgjuar, ndėrsa Baruku lexonte librin nė veshėt e popullit.

14

Atėherė tėrė princat i dėrguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, pėr t`i thėnė: "Merr nė dorė rrotullėn qė lexove nė veshėt e popullit dhe eja". Kėshtu Baruku, bir i Neriahut, mori nė dorė rrotullėn dhe erdhi tek ata.

15

Ata i thanė: "Ulu dhe lexoje para nesh". Dhe Baruku e lexoi nė veshėt e tyre.

16

Kur dėgjuan tėrė ato fjalė, patėn frikė dhe duke shikuar njėri tjetrin i thanė Barukut: "Duhet t`ia tregojmė pa tjetėr mbretit tėrė kėto fjalė".

17

Pastaj pyetėn Barukun duke i thėnė: "Na thuaj tani si i shkrove tėrė kėto fjalė: nėn diktimin e tij?".

18

Baruku u pėrgjigj: "Ai mė tha tėrė kėto fjalė me gojėn e tij, dhe unė i kam shkruar me bojė nė libėr".

19

Atėherė princat i thanė Barukut: "Shko dhe fshihu bashkė me Jeremian, dhe askush tė mos dijė se ku jeni".

20

Pastaj shkuan te mbreti, nė oborr, mbasi e kishin lėnė rrotullėn nė dhomėn e shkruesit Elishama, dhe ia njoftuan mbretit tėrė ato fjalė.

21

Atėherė mbreti dėrgoi Jehudin tė marrė rrotullėn; dhe ky e mori nė dhomėn e shkruesit Elishama. Pastaj Jehudi e lexoi nė veshėt e mbretit dhe tė gjithė princave qė ishin pranė mbretit.

22

Mbreti rrinte ulur nė pallatin e tij tė dimrit, (ishte muaji i nėntė), me njė mangall para tij qė digjej mirė.

23

Kur Jehudi lexoi tri o katėr shtylla, mbreti e preu rrotullėn me thikėn e shkruesit dhe e hodhi nė zjarrin qė ishte nė mangall, deri sa ajo u dogj krejt nga zjarri qė ishte nė mangall.

24

As mbreti dhe askush nga shėrbėtorėt e tij qė i dėgjuan tėrė kėto fjalė nuk u trembėn ose t`i grisnin rrobat e tyre.

25

Dhe megjithėse Elnathani, Delajahu dhe Gemariahu e lutėn shumė mbretin qė tė mos e digjte rrotullėn, ai nuk deshi t`i dėgjonte.

26

Madje mbreti urdhėroi Jerahmeelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, tė kapnin shkruesin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Zoti i fshehu.

27

Mbasi mbreti dogji rrotullėn dhe fjalėt qė Baruku kishte shkruar nėn diktimin e Jeremias, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

28

"Merr pėrsėri njė rrotull tjetėr dhe shkruaj mbi tė tėrė fjalėt e mėparshme, qė ishin nė rrotullėn e parė tė djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judės.

29

Dhe Jehojakimit, mbretit tė Judės, do t`i thuash: Kėshtu thotė Zoti: Ti ke djegur kėtė rrotull, duke thėnė: "Pse ke shkruar nė tė qė mbreti i Babilonisė do tė vijė me siguri dhe do ta shkatėrrojė kėtė vend, duke bėrė tė zhduken prej tij njerėz dhe kafshė?".

30

Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr Jehojakimin, mbretin e Judės: Ai nuk do tė ketė njeri qė tė ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do tė hidhet jashtė dhe do tė ekspozohet nė vapėn e ditės dhe nė ngricėn e natės.

31

Unė do ta dėnoj atė, pasardhėsit e tij dhe shėrbėtorėt e tij pėr paudhėsinė e tyre dhe do tė sjell mbi ta, mbi banorėt e Jeruzalemit dhe mbi njerėzit e Judės tėrė tė keqen qė kam shqiptuar kundėr tyre, sepse nuk mė dėgjuan".

32

Jeremia pra mori njė rrotull tjetėr dhe ia dha Barukut, birit tė Neriahut, shkruesit, i cili shkroi mbi tė, nėn diktimin e Jeremias, tė gjitha fjalėt e librit qė Jehojakimi, mbreti i Judės, kishte djegur nė zjarr; u shtuan gjithashtu shumė fjalė tė tjera tė ngjashme me to.

Jeremia 37