Bibla Shqip

Jeremia 29

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 30

1

Fjala qė iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thėnė:

2

"Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Shkruaj nė njė libėr tėrė fjalėt qė tė kam thėnė.

3

Sepse ja, ditėt po vijnė, thotė Zoti, gjatė tė cilave do tė kthej nga robėria popullin tim tė Izraelit dhe tė Judės, dhe do t`i kthej nė vendin qė u dhashė etėrve tė tyre, dhe ata do ta zotėrojnė".

4

Kėto janė fjalėt qė Zoti shqiptoi pėr Izraelin dhe Judėn:

5

"Kėshtu thotė Zoti: Ne kemi dėgjuar njė britmė tmerri, frike dhe jo paqeje.

6

Informohuni dhe shikoni nė se njė mashkull mund tė lindė. Pse, pra, i shoh tė gjithė meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si njė grua qė ėshtė duke lindur? Pse tėrė fytyrat janė bėrė tė zbehta?

7

Medet, sepse ajo ditė ėshtė e madhe; nuk pati kurrė ndonjė tė ngjashme me tė; do tė jetė njė kohė ankthi pėr Jakobin, por ai do tė shpėtojė prej tij.

8

Atė ditė do tė ndodhė", thotė Zoti i ushtrive, "qė unė do tė thyej zgjedhėn e tij nga qafa jote dhe do t`i kėpus verigat e tua; tė huajt nuk do tė tė bėjnė mė skllav tė tyre.

9

Por ata tė Izraelit do t`i shėrbejnė Zotit, Perėndisė sė tyre, dhe Davidit, mbretit tė tyre, qė unė do tė ngjall pėr ta.

10

Ti, pra, o shėrbėtori im Jakobi, mos ki frikė", thotė Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unė do tė tė shpėtoj nga vendi i largėt dhe pasardhėsit e tu nga vendi i robėrisė sė tyre. Jakobi do

11

Sepse unė jam me ty", thotė Zoti, "qė tė tė shpėtoj. Unė do tė shfaros tėrė kombet nė mes tė tė cilėve tė kam shpėrndarė, por megjithatė nuk do tė tė shfaros ty, por do tė tė ndėshkoj me drejtėsi dhe nuk do tė tė lė krejt tė pandėshkuar".

12

Kėshtu thotė Zoti: "E keqja jote ėshtė e pashėrueshme, plaga jote ėshtė e rėndė.

13

Askush nuk e mbron ēėshtjen tėnde; kėshtu nuk ka asnjė mjekim pėr plagėn tėnde dhe asnjė shėrim pėr ty.

14

Tėrė dashnorėt e tu tė kanė harruar dhe nuk kujdesen mė pėr ty, sepse tė kam qėlluar me njė goditje prej armiku, me njė ndėshkim tė njė njeriu mizor, pėr madhėsinė e paudhėsisė sate, pėr morinė e mėkateve tė tua.

15

Pse bėrtet pėr shkak tė sė keqes sate? Dhembja jote ėshtė e pashėrueshme. Unė tė bėra kėto gjėra pėr madhėsinė e paudhėsisė sate, pėr morinė e mėkateve tė tua.

16

Por tėrė ata qė tė gllabėrojnė do t`i gllabėrojnė, tėrė armiqtė e tu, tė gjithė, do tė shkojnė nė robėri; ata qė tė plaēkitin do tė plaēkiten dhe grabitėsit e tu do t`i lė tė grabiten nga tė tjerė.

17

Po, unė do tė tė jap pėrsėri shėndet dhe do tė tė shėroj plagėt e tua", thotė Zoti, "Sepse tė quajnė "e dėbuara", duke thėnė: "Ky ėshtė Sioni pėr tė cilin askush nuk kujdeset"".

18

Kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė kthej nga robėria ēadrat e Jakobit dhe do tė mė vijė keq pėr banesat e tij; qyteti do tė rindėrtohet mbi gėrmadhat e tij dhe pallati do tė rivendoset nė vendin e tij tė saktė.

19

Prej andej do tė dalin kėngė falėnderimi dhe zėra njerėzish qė festojnė; unė do t`i shumoj dhe jo t`i pakėsoj; do t`i bėj tė nderuar dhe nuk do tė poshtėrohen mė.

20

Bijtė e tij do tė jenė si mė parė dhe kuvendi i tij do tė bėhet i qėndrueshėm para meje, por do tė ndėshkoj gjithė shtypėsit e tyre.

21

Princi i tij do tė jetė njė prej tyre, dhe sunduesi i tij do tė dalė nga mesi i tyre; unė do tė bėj qė ai tė afrohet dhe ai do tė vijė afėr meje. Kush, pra, do tė porosiste zemrėn e tij qė tė mė afrohet?", thotė Zoti.

22

"Ju do tė jeni populli im, dhe unė do tė jem Perėndia juaj".

23

Ja, po shpėrthen stuhia e Zotit, njė stuhi e shfrenuar do tė bjerė me forcė mbi kokat e tė pafeve.

24

Zemėrimi i zjarrtė i Zotit nuk do tė fashitet, deri sa tė mos ketė plotėsuar, deri sa tė mos ketė realizuar synimet e zemrės sė tij. Nė ditėt e fundit ju do ta kuptoni.

Jeremia 31