Bibla Shqip

Isaia 4

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Dua tė kėndoj pėr tė dashurin tim njė kantik tė mikut tim lidhur me vreshtin e tij. I dashuri im kishte njė vresht mbi njė kodrinė shumė pjellore.

2

E rrethoi me njė gardh, hoqi gurėt, mbolli hardhi tė cilėsisė mė tė mirė, ndėrtoi nė mes njė kullė dhe bėri njė trokull. Ai priste qė tė prodhonte rrush tė mirė, kurse prodhoi rrush tė egėr.

3

Kėshtu, pra, o banorė tė Jeruzalemit dhe njerėz tė Judės, gjykoni midis meje dhe vreshtit tim.

4

Ēfarė mund t`i kisha bėrė vreshtit tim qė nuk ia kam bėrė? Pse, ndėrsa unė prisja tė mė jepte rrush tė mirė, ajo mė dha rrush tė egėr?

5

Por tani do t`ju njoftoj atė qė gatitem tė bėj me vreshtin tim: do ta heq gardhin dhe do ta pėrpihet krejt, do tė shemb murin e tij dhe atė do ta shkelin.

6

Do ta katandis nė njė shkretėtirė: as nuk do ta krasit as nuk do ta punoj me shatė, por do tė mbijnė ferra dhe gjemba; dhe do tė urdhėroj retė qė tė mos bjerė shi, fare.

7

Vreshti i Zotit tė ushtrive ėshtė shtėpia e Izraelit, dhe njerėzit e Judės janė mbėltesa e kėnaqėsisė sė tij. Ai priste ndershmėri, dhe ja, gjakderdhje, priste drejtėsi dhe ja, britma ankthi.

8

Mjerė ata qė i shtojnė shtėpisė njė shtėpi tjetėr, qė bashkojnė njė arė me njė arė tjetėr, deri sa tė mos ketė mė vend, dhe kėshtu tė mbeten tė vetmuar pėr tė banuar nė mes tė vendit.

9

Nė veshėt e mi Zoti i ushtrive ėshtė betuar: "Nė tė vėrtetė shumė shtėpi do tė shkretohen, shtėpi tė bukura dhe tė mėdha do tė mbeten pa banorė".

10

Sepse dhjetė jugerė vresht do tė prodhojnė vetėm njė bato dhe njė homer fare do tė prodhojė vetėm njė efa.

11

Mjerė ata qė ngrihen herėt nė mėngjes pėr t`u turrur pas pijeve dehėse dhe vonohen deri nė mbrėmje sa tė flakėrohen nga vera!

12

Nė banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verė, por ata nuk i kushtojnė kujdes veprės sė Zotit dhe nuk marrin parasysh atė qė ai ka bėrė me duart e tij.

13

Prandaj populli im shkon nė robėri pėr mungesė njohurie, fisnikėria e tij vdes nga uria dhe turma e tij do tė digjet nga etja.

14

Prandaj Sheoli ka zmadhuar gojėn e tij dhe e ka hapur gojėn e tij jashtė mase, dhe nė tė do tė zbresin lavdia e tij, turma e tij, zhurma e tij dhe ai qė feston nė tė.

15

Njeriu i zakonshėm do tė pėrulet, njeriu i rėndėsishėm do tė ulet dhe sytė e krenarėve do tė pėrulen.

16

Por Zoti i ushtrive do tė jetė lartėsuar nė gjyq, dhe Perėndia i shenjtė do tė tregohet i shenjtė nė drejtėsi.

17

Atėherė qengjat do tė kullosin si nė kullotat e tyre dhe tė huajtė do tė pėrpijnė arat e shkretuara tė tė pasurve.

18

Mjerė ata qė tėrheqin padrejtėsinė me litarėt e falsitetit dhe mėkatin si me litarėt e qerres,

19

dhe thonė: "Le ta bėjė shpejt, le ta kryejė veprėn e tij, qė tė mund ta shohim. Le tė afrohet dhe tė kryhet plani i tė Shenjtit tė Izraelit qė tė mund ta shohim".

20

Mjerė ata qė e quajnė tė mirė tė keqen dhe tė keqe tė mirėn, qė ndėrrojnė terrin nė dritė dhe dritėn nė terr, qė ndėrrojnė hidhėsirėn nė ėmbėlsi dhe ėmbėlsinė nė hidhėsi!

21

Mjerė ata qė janė tė urtė nė sytė e tyre dhe tė zgjuar para vetvetes!

22

Mjerė kampionėve nė pirjen e verės dhe tė shkathtėve nė pėrzierjen e pijeve dehėse,

23

qė e nxjerrin tė pafajshėm njeriun e keq pėr njė dhuratė dhe ia mohojnė tė drejtit tė drejtėn e tij!

24

Prandaj, ashtu si njė gjuhė zjarri pėrpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtėn, kėshtu rrėnja e tyre do tė hiqet si njė kalbėsirė dhe lulja e tyre do tė hiqet si tė ishte pluhur, sepse kanė hedhur poshtė ligjin e Zotit tė ushtrive dhe kanė pėrēmuar fjalėn e tė Shenjtit tė Izraelit.

25

Pėr kėtė zemėrimi i Zotit ėshtė ndezur kundėr popullit tė tij; ai ka shtrirė dorėn e vet kundėr tij dhe e ka goditur; kėshtu malet u drodhėn dhe kufomat e tyre rrinė si mbeturina nė mes tė rrugėve; megjithėkėtė zemėrimi i tij nuk ėshtė qetėsuar dhe dora e tij rri e shtrirė.

26

Ai do tė ngrerė njė flamur pėr kombet e largėta dhe do t`u fėrshėllejė nga skajet e tokės; dhe ja, ato do tė vijnė shpejt dhe menjėherė.

27

Asnjė prej tyre nuk do tė jetė i lodhur ose do tė lėkundet, asnjė nuk ka pėr tė dremitur ose pėr tė fjetur; brezi i ijėve tė tyre nuk do tė zgjidhet, nuk do tė kėputet gjalma e kėpucėve tė tyre.

28

Shigjetat e tyre janė me majė dhe tėrė harqet e tyre janė tė nderura; thundrat e kuajve tė tyre do tė duken si gurė dhe rrotat e qerreve tė tyre si njė shakullimė.

29

Vrumbullima e tyre do tė jetė si ajo e njė luani: do tė vrumbullojnė si luanė tė vegjėl, po, do tė vrumbullojnė, do ta zėnė gjahun dhe do ta ēojnė nė njė vend tė sigurt dhe askush nuk do t`ua heqė.

30

Atė ditė do tė ulėrijnė kundėr Judės ashtu si ulėrin deti; po tė shikosh vendin, ja errėsira dhe ankthi, dhe drita do tė errėsohet nga retė.

Isaia 6