Bibla Shqip

Predikuesi 4

Predikuesi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtėpia e Perėndisė; afrohu pėr tė dėgjuar nė vend qė tė ofrosh flijimin e budallenjve, tė cilėt as nuk dinė qė veprojnė keq.

2

Mos u nxito me gojėn tėnde, dhe zemra jote tė mos shpejtohet tė thotė asnjė fjalė pėrpara Perėndisė, sepse Perėndia ėshtė nė qiell dhe ti mbi tokė; prandaj fjalėt e tua tė jenė tė pakta.

3

Sepse nga punėt e shumta vijnė ėndrrat, dhe nga fjalėt e shumta zėri i budallait.

4

Kur i ke bėrė njė zotim Perėndisė mos humb kohė ta plotėsosh, sepse ai nuk kėnaqet me budallenjtė; plotėso zotimin qė ke marrė.

5

Mė mirė tė mos marrėsh zotime se sa t`i bėsh dhe tė mos i plotėsosh.

6

Mos lejo qė goja jote ta ēojė trupin tėnd tė mėkatojė dhe mos thuaj para lajmėtarit tė Perėndisė: "Ka qenė gabim". Pse Perėndia duhet tė zemėrohej me fjalėt e tua dhe tė shkatėrronte veprėn e duarve tė tua?

7

Sepse nė ėndrrat e shumta dhe nė fjalėt e shumta ka kotėsi; por ti ke frikė nga Perėndia.

8

Nė rast se nė provincė sheh shtypjen e tė varfėrit dhe shkeljen me dhunė tė sė drejtės dhe tė drejtėsisė, mos u habit nga kjo gjė; sepse mbi njė pushtet tė lartė ndodhet njė mė i lartė dhe mbi ta disa pushtete akoma mė tė larta.

9

Toka ofron pėrfitime mė tė mėdha se ēdo gjė tjetėr, dhe vetė mbreti shėrbehet nga fusha.

10

Kush ėshtė i dhėnė pas parasė, nuk ngopet kurrė me para, dhe kush dėshiron pasuritė nxjerr pėrfitim prej tyre. Edhe kjo ėshtė kotėsi.

11

Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata qė e pėrpijnė; dhe ēfarė pėrfitimi kanė prej saj pronarėt, veē asaj qė e shohin me sytė e tyre?

12

I ėmbėl ėshtė gjumi i punonjėsit, qoftė edhe kur ha pak ose shumė; por velitja e tė pasurit nuk e lė atė tė flerė.

13

Éshtė njė e keqe tjetėr e vajtueshme qė kam parė nėn diell: pasuritė e ruajtura pėr pronarin e tyre nė dėm tė tij.

14

Kėto pasuri humbasin pėr shkak tė njė pune tė keqe, dhe kėshtu nė duart e birit qė ka lindur nuk mbetet mė asgjė.

15

Ashtu si ka dalė nga barku i nėnės, kėshtu lakuriq do tė kthehet pėr tė shkuar si pati ardhur, pa marrė gjė nga mundi i tij qė mund ta marrė me vete.

16

Edhe kjo ėshtė njė e keqe e vajtueshme qė duhet tė shkojė pikėrisht ashtu si ka ardhur; dhe ēfarė pėrfitimi ka se ėshtė munduar pėr erėn?

17

Pėrveē kėsaj ai ha ēdo ditė tė jetės sė tij nė errėsirrė, dhe ka shumė hidhėrime, sėmundje dhe telashe.

18

Ja ēfarė kuptova: ėshtė mirė dhe e pėrshtatshme pėr njeriun tė hajė, tė pijė dhe tė gėzojė tė mirėn e gjithė mundit tė tij nėn diell, tėrė ditėt e jetės qė Perėndia i jep, sepse kjo ėshtė pjesa e tij.

19

Ēdo njeriu tė cilit Perėndia i jep pasuri dhe tė mira dhe tė cilit i jep gjithashtu mundėsinė t`i gėzojė ato, tė marrė pjesėn e vet dhe tė gėzojė mundin e tij, kjo ėshtė njė dhuratė e Perėndisė.

20

Nė fakt ai nuk do tė kujtojė shumė ditėt e jetės sė tij, sepse Perėndia i pėrgjigjet me gėzimin e zemrės sė tij.

Predikuesi 6