Bibla Shqip

Fjalėt e urta 28

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Njeriu qė fortėson qafėn kur qortohet, do tė thyhet papritmas pa tjetėr.

2

Kur tė drejtėt shumohen, populli gėzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rėnkon.

3

Njeriu qė e do diturinė gėzon tė atin; por ai qė shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinė e vet.

4

Mbreti e bėn tė qėndrueshėm vendin me anė tė drejtėsisė, por ai qė merr dhurata e ēon nė shkatėrrim.

5

Njeriu qė i bėn lajka tė afėrmit tė tij shtrin njė rrjetė mbi hapat e tij.

6

Nė mėkatin e njė njeriut tė keq ka njė lak, por i drejti kėndon dhe gėzohet.

7

I drejti interesohet pėr ēėshtjen e tė varfėrve, por i pabesi nuk e kupton kėtė interesim.

8

Tallėsit kurdisin trazira nė qytet, por njerėzit e urtė e qetėsojnė zemėrimin.

9

Nė rast se njė njeri i urtė hyn nė grindje me njė budalla, dhe budallai zemėrohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10

Njerėzit gjakatarė urrejnė tė ndershmin, por njerėzit e drejtė kėrkojnė tė mbrojnė jetėn e tij.

11

Budallai e shfryn gjithė zemėrimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12

Nė rast se njė mbret dėgjon fjalėt gėnjeshtare, tėrė ministrat e tij bėhen tė pabesė.

13

I varfėri dhe shtypėsi kanė kėtė tė pėrbashkėt: Zoti ndriēon sytė e tė dy palėve.

14

Mbreti qė u siguron drejtėsi tė varfėrve nė tė vėrtetė do ta ketė fronin tė vendosur pėr gjithnjė.

15

Shufra dhe qortimi japin dituri; por fėmija pėr tė cilėn nuk kujdeset kurrkush e turpėron nėnen e vet.

16

Kur shtohen tė pabesėt shtohen edhe shkeljet, por tė drejtėt do tė shohin shkatėrrimin e tyre.

17

Korrigjo birin tėnd, ai do tė japė rehatinė dhe do t`i sigurojė kėnaqėsi shpirtit tėnd.

18

Kur nuk ka njė vizion profetik, populli bėhet i shfrenuar, por lum ai qė respekton ligjin.

19

Njė shėrbėtor nuk ndreqet vetėm me fjalė; edhe kur i kupton, nuk bindet.

20

A ke parė njė njeri qė ngutet nė tė folur? Ka mė tepėr shpresa te njė budalla se sa te ai.

21

Nė se dikush rrit me pėrkujdesje qysh nė fėmijėri shėrbėtorin e vet, nė fund ai do tė dojė tė bėhet trashėgimtar i tij.

22

Njeriu zemėrak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumė mėkate.

23

Kryelartėsia e njeriut e ēon poshtė atė, por ai qė ka njė shpirt tė pėrvuajtur do tė ketė lavdi.

24

Kush bėhet ortak me njė vjedhės urren jetėn e vet. Ai dėgjon betimin, por nuk padit asgjė.

25

Frika e njeriut pėrbėn njė lak, por ai qė ka besim te Zoti ėshtė i siguruar.

26

Tė shumtė janė ata qė kėrkojnė favorin e princit, por drejtėsia pėr ēdo njeri vjen nga Zoti.

27

Njeriu jo i drejtė ėshtė njė neveri pėr tė drejtėt, dhe ai qė ecėn me ndershmėri ėshtė njė neveri pėr tė pabesėt.

Fjalėt e urta 30