Bibla Shqip

Fjalėt e urta 20

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 21

1

Zemra e mbretit nė duart e Zotit ėshtė si rrjedhat e ujit; atė e drejton ngado qė do ai.

2

Ēdo rrugė e njeriut ėshtė e drejtė nė sytė e tij, por Zoti i peshon zemrat.

3

Tė zbatosh drejtėsinė dhe paanėsinė ėshtė njė gjė qė i pėlqen Zotit mė shumė se flijimi.

4

Sytė krenarė dhe njė zemėr kryelartė, qė janė llamba e tė pabesėve, janė mėkat.

5

Synimet e njeriut tė kujdesshėm ēojnė me siguri nė bollėk, por ai qė ngutet do tė bjerė me siguri nė varfėri.

6

Tė pėrftosh thesare me njė gjuhė gėnjeshtare ėshtė njė kotėsi kalimtare e atij qė kėrkon vdekjen.

7

Dhuna e tė pabesėve merr tutje, sepse ata nuk pranojnė tė zbatojnė drejtėsinė.

8

Rruga e njeriut tė fajshėm ėshtė dredha-dredha, por njeriu i drejtė vepron ndershmėrisht.

9

Éshtė mė mirė tė banosh mbi qoshen e njė ēatie se sa nė njė shtėpi bashkė me njė grua grindavece.

10

Shpirti i tė pabesit dėshiron tė keqen; as shoku i tij nuk gjen mėshirė nė sytė e tij.

11

Kur tallėsi ndėshkohet, i thjeshti bėhet i urtė; por kur i urti mėsohet ai fiton dije.

12

I drejti vėren me kujdes shtėpinė e tė pabesit dhe pėrmbys tė pabesėt, sepse janė tė kėqij.

13

Kush mbyll veshin ndaj britmės sė tė varfėrit, do tė bėrtasė edhe ai, por nuk do tė ketė pėrgjigje.

14

Njė dhuratė qė bėhet fshehtas e fashit zemėrimin dhe njė dhuratė qė jepet nėn dorė qetėson zemėrimin e fortė.

15

Tė bėsh atė qė ėshtė e drejtė ėshtė njė gėzim pėr tė drejtin, por ėshtė njė rrėnim pėr ata qė kryejnė paudhėsi.

16

Njeriu qė largohet nga rruga e maturisė ka pėr tė banuar nė kuvendin e tė vdekurve.

17

Ai qė i do qejfet do tė jetė nė varfėri, ai qė e do verėn dhe vajin nuk do tė pasurohet.

18

I pabesi do t`i shėrbejė si shpėrblim tė drejtit; dhe i paudhi nė vend tė njerėzve tė drejtė.

19

Éshtė mė mirė tė banosh nė njė shkretėtirė se sa me njė grua grindavece dhe ngacmuese.

20

Nė shtėpinė e tė urtit ka njė thesar tė ēmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bėn tė gjitha rrush e kumbulla.

21

Kush ndjek drejtėsinė dhe dhembshurinė ka pėr tė gjetur jetėn, drejtėsinė dhe lavdinė.

22

I urti ngjitet nė qytetin e njerėzve tė fortė dhe rrėzon forcėn nė tė cilėn kishte besim.

23

Kush ruan gojėn dhe gjuhėn e tij mbron jetėn e tij nga fatkeqėsitė.

24

Emri i krenarit pa cipė ėshtė: "tallės"; ai ēdo gjė e bėn me njė mburrje tė tepruar.

25

Dėshirat e pėrtacit e vrasin atė, sepse duart e tij nuk pranojnė tė punojnė.

26

Ai dėshiron me zjarr tėrė ditėn, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrė.

27

Flijimi i tė pabesit ėshtė gjė e neveritshme, aq mė tepėr nė rast se e ofron me qėllim tė keq.

28

Dėshmitari i rremė do tė vdesė, por njeriu qė e dėgjon do tė mund tė flasė gjithnjė.

29

I pabesi e fortėson fytyrėn e tij, por njeriu i drejtė e bėn tė qėndrueshme rrugėn e tij.

30

Nuk ka as dituri, as zgjuarėsi dhe as kėshillė kundėr Zotit.

31

Kali ėshtė gati pėr ditėn e betejės, por fitorja i pėrket Zotit.

Fjalėt e urta 22