Bibla Shqip

Psalmet 62

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 63

1

O Perėndi, ti je Perėndia im, unė tė kėrkoj nė mėngjes; shpirti im ėshtė i etur pėr ty; ty tė dėshiron mishi im nė tokė tė thatė dhe tė djegur, pa ujė.

2

Kėshtu tė admirova nė shenjtėrore, duke soditur forcėn tėnde dhe lavdinė tėnde.

3

Me qenė se mirėsia jote vlen mė tepėr se jeta, buzėt e mia do tė tė lėvdojnė.

4

Kėshtu do tė tė bekoj deri sa tė jetoj dhe nė emrin tėnd do tė ngre duart e mia.

5

Shpirti im do tė ngopet si tė kishte ngrėnė palcė dhe dhjamė, dhe goja ime do tė tė lėvdojė me buzė tė gėzuara.

6

Tė kujtoj nė shtratin tim, tė mendoj kur rri zgjuar natėn.

7

Duke qenė se ti ke qenė ndihma ime, unė kėndoj tėrė gėzim nė hijen e krahėve tė tu.

8

Shpirti im mbahet ngushtė te ti; dora jote e djathtė mė mban.

9

Por ata qė kėrkojnė jetėn time pėr ta shkatėrruar, do tė zbresin nė pjesėt mė tė ulta tė tokės.

10

Ata do t`i dorėzohen pushtetit tė shpatės dhe do tė bėhen pre e ēakejve.

11

Por mbreti do tė gėzohet te Perėndia; kushdo qė betohet pėr tė do tė pėrlėvdohet, sepse goja e gėnjeshtrave do tė detyrohet tė mbyllet.

Psalmet 64