Bibla Shqip

Jobi 3

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:

2

"A do tė tė bezdiste ndokush nė rast se do tė provonte tė tė fliste? Por kush mund t`i ndalė fjalėt?

3

Ja ti ke mėsuar shumė prej tyre dhe ua ke fortėsuar duart e lodhura;

4

fjalėt e tua u kanė dhėnė zemėr tė lėkundurve dhe kanė forcuar gjunjėt qė gjunjėzohen.

5

Por tani qė e keqja tė zuri ty, nuk je nė gjendje tė veprosh; tė ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.

6

Mėshira jote a nuk ėshtė vallė besimi yt, dhe ndershmėria e sjelljes sate, shpresa jote?

7

Mbaje mend: cili i pafajmė ėshtė zhdukur vallė, dhe a janė shkatėrruar vallė njerėzit e ndershėm?

8

Ashtu siē e kam parė unė vetė, ata qė lėrojnė paudhėsinė dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.

9

Me frymėn e Perėndisė ata vdesin, era e zemėrimit tė tij i tret ata.

10

Vrumbullima e luanit, zėri i luanit tė egėr dhe dhėmbėt e luanėve tė vegjėl janė thyer.

11

Luani vdes pėr mungesė gjahu dhe tė vegjlit e luaneshės shpėrndahen.

12

Njė fjalė mė ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zėnė pėshpėritjen e saj.

13

Midis mendimeve tė vizioneve tė natės, kur njė gjumė i rėndė bie mbi njerėzit,

14

mė pushtoi njė llahtari e madhe dhe njė rrėqethje qė bėri tė dridhen gjithė kockat e mia.

15

Njė frymė mė kaloi pėrpara, dhe m`u ngritėn pėrpjetė qimet e trupit.

16

Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; njė figurė mė rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dėgjova njė zė qė thoshte:

17

"A mund tė jetė njė i vdekshėm mė i drejtė se Perėndia? A mund tė jetė njė njeri mė i pastėr se Krijuesi i tij?

18

Ja, ai nuk u zė besė as shėrbėtorėve tė tij, dhe gjen madje tė meta edhe tek engjėjt e tij;

19

aq mė tepėr tek ata qė banojnė nė shtėpi prej argjile, themelet e tė cilave janė nė pluhur, dhe shtypen si njė tenjė.

20

Nga mėngjesi deri nė mbrėmje shkatėrrohen; zhduken pėr fare, dhe asnjeri nuk i vė re.

21

Litarin e ēadrės sė tyre vallė a nuk ua kėpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".

Jobi 5