Bibla Shqip

Esdra 10

Nehemia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Fjalėt e Nehemias, birit tė Hakaliahut. Ndodhi qė nė muajin e Kisleut, nė vitin e njėzetė, ndėrsa unė ndodhesha nė kalanė e Suzės,

2

arriti nė Judė Hanani, njė nga vėllezėrit e mi, bashkė me disa burra tė tjerė. Unė i pyeta lidhur me Judejtė qė kishin shpėtuar, qė ishin kthyer gjallė nga robėria, dhe lidhur me Jeruzalemin.

3

Ata mė thanė: "Ata qė kanė shpėtuar nga robėria janė atje poshtė nė krahinė, nė njė varfėri tė madhe dhe me faqe tė zezė; pėrveē kėsaj muret e Jeruzalemit janė plot me tė ēara dhe portat e tij janė konsumuar nga zjarri".

4

Sa i dėgjova kėto fjalė, u ula dhe qava; pastaj mbajta zi disa ditė me radhė, agjerova dhe u luta pėrpara Perėndisė tė qiellit.

5

Dhe thashė: "Tė lutem shumė, o Zot, Perėndia i qiellit, Perėndi i madh dhe i tmerrshėm, qė i qėndron besnik besėlidhjes dhe ke mėshirė pėr ata qė tė duan dhe respektojnė urdhėrimet e tua,

6

qofshin veshėt e tua tė vėmėndshėm dhe sytė e tu tė hapur pėr tė dėgjuar lutjen e shėrbėtorit tėnd qė tani ta drejton ty ditėn dhe natėn pėr bijtė e Izraelit, shėrbėtorė tė tu, duke rrėfyer mėkatet e bijve tė Izraelit, qė ne kemi kryer kundėr teje. Po, unė dhe shtėpia e atit tim kemi mėkatuar.

7

Jemi sjellė shumė keq me ty dhe nuk kemi respektuar urdhėrimet, statutet dhe dekretet qė ti i ke urdhėruar Moisiut, shėrbėtorit tėnd.

8

Mbaje mend fjalėn qė i urdhėrove Moisiut, shėrbėtorit tėnd, duke i thėnė: "Nė qoftė se do tė mėkatoni, unė do t`ju shpėrndaj midis popujve;

9

por nė rast se do tė ktheheni tek unė dhe do tė respektoni urdhėrimet e mia, dhe do t`i zbatoni nė praktikė, edhe sikur njerėzit tuaj tė shpėrndarė tė jenė nė kufijtė e qiellit, unė do t`i mbledh qė andej dhe do t`i sjell pėrsėri nė vendin qė kam zgjedhur ku tė banojė emri im".

10

Tani kėta janė shėrbėtorėt e tu dhe populli yt, qė ti i ke ēliruar me fuqinė tėnde tė madhe dhe me dorėn tėnde tė fortė.

11

O Zot, tė lutem, qofshin veshėt e tu tė vėmėndshėm ndaj lutjes sė shėrbėtorit tėnd dhe lutjes sė shėrbėtorėve tė tu qė ndjejnė kėnaqėsi kur kanė frikė prej emrit tėnd; jepi, madje sot tė lutem, njė sukses tė mirė shėrbėtorit tėnd, duke bėrė qė ai tė gjejė zemėrbutėsi nė sytė e kėtij njeriu". Unė atėherė isha kupėmbajtėsi i mbretit.

Nehemia 2