Bibla Shqip

1 i Kronikave 21

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Pastaj Davidi tha: "Kjo ėshtė shtėpia e Zotit Perėndi dhe ky ėshtė altari i olokausteve pėr Izraelin".

2

Atėherė Davidi dha urdhėr tė grumbulloheshin tė huajt qė ishin nė vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendėsit tė latonin gurė pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Perėndisė.

3

Davidi pėrgatiti gjithashtu hekur me bollėk pėr gozhdat e kanateve tė dyerve dhe pėr kanxhėt, njė sasi bronzi me peshė tė pallogaritshme,

4

dhe dru kedri qė nuk mund tė llogaritej, sepse Sidonėt dhe Tirėt i kishin sjellė Davidit dru kedri me bollėk.

5

Davidi thoshte: "Salomoni, biri im, ėshtė i ri dhe i mungon pėrvoja; shtėpia qė do t`i ndėrtohet Zotit ka pėr tė qenė jashtėzakonisht madhėshtore dhe do tė fitojė famė e lavdi nė tė gjitha vendet; prandaj kam pėr tė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr tė". Kėshtu Davidi, para se tė vdiste, bėri pėrgatitje tė mėdha.

6

Pastaj thirri birin e tij Salomonin dhe e urdhėroi tė ndėrtonte njė shtėpi pėr Zotin, Perėndinė e Izraelit.

7

Davidi i tha Salomonit: "Biri im, unė vetė kisha nė zemėr tė ndėrtoja njė shtėpi nė emėr tė Zotit, Perėndisė tim;

8

por fjala e Zotit m`u drejtua, duke mė thėnė: "Ti ke derdhur shumė gjak dhe ke bėrė shumė luftėra; prandaj nuk do tė ndėrtosh njė shtėpi nė emrin tim, sepse ke derdhur shumė gjak mbi tokė para meje.

9

Por ja, do tė tė lindė njė djalė, qė do tė jetė paqedashės dhe unė do ta lė tė shlodhet nga ana e tė gjithė armiqve tė tij qė ndodhen rreth e qark. Ai do tė quhet Salomon dhe gjatė ditėve tė tij do t`i siguroj paqe dhe qetėsi Izraelit.

10

Ai do tė ndėrtojė njė shtėpi nė emrin tim; ai do tė jetė pėr mua njė djalė dhe unė do tė jem pėr tė njė baba; dhe do ta bėj tė qėndrueshėm pėr gjithnjė fronin e mbretėrisė sė tij mbi Izraelin".

11

Tani, biri im, Zoti qoftė me ty, nė mėnyrė qė ti tė pėrparosh dhe tė ndėrtosh shtėpinė e Zotit, Perėndisė tėnd, ashtu si ka thėnė ai pėr ty.

12

Vetėm Zoti tė dhėntė dituri dhe zgjuarėsi, tė besoftė pėrgjegjėsinė mbi Izraelin, pėr tė respektuar ligjin, e Zotit, Perėndisė tėnd.

13

Atėherė do tė kesh mbarėsi, po tė jetė se kujdesesh tė zbatosh statutet dhe dekretet qė Zoti i ka caktuar Moisiut pėr Izraelin. Ji i fortė dhe trim, mos ki frikė dhe mos u trondit.

14

Ja, unė jam preokupuar tė pėrgatis pėr shtėpinė e Zotit njėqind mijė talenta ari, njė milion talenta argjendi dhe njė sasi tė tillė bronzi dhe hekuri sa nuk peshohet dot. Kam pėrgatitur gjithashtu lėndė druri dhe gurė; dhe ti mund t`i shtosh edhe mė.

15

Pėrveē kėsaj ke me vete shumė punėtorė: gdhėndės, punėtorė tė gurit dhe tė drurit dhe ēdo lloj teknikėsh pėr ēfarėdo lloj punimi.

16

Ka njė sasi tė pallogaritshme ari, argjendi, bronzi dhe hekuri. Ēohu, pra, dhe futju punės, dhe Zoti qoftė me ty!".

17

Davidi u dha gjithashtu urdhėr tėrė krerėve tė Izraelit tė ndihmonin Salomonin, birin e tij, dhe u tha atyre:

18

"A nuk ėshtė vallė Zoti, Perėndia juaj, me ju, dhe a nuk ju ka dhėnė paqe rreth e qark? Nė fakt ai i ka lėnė banorėt e vendit nė duart e mia, dhe vendi ėshtė nėnshtruar para Zotit dhe para popullit tė tij.

19

Prandaj tani bėni qė zemra dhe shpirti juaj tė kėrkojnė Zotin, Perėndinė tuaj; pastaj ēohuni dhe ndėrtoni shenjtėroren e Zotit, Perėndisė tuaj, pėr tė transferuar arkėn e besėlidhjes tė Zotit dhe sendet qė ia keni shenjtėruar Perėndisė nė tempullin qė do tė ndėrtohet nė emėr tė Zotit".

1 i Kronikave 23