Bibla Shqip

1 i Kronikave 20

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 21

1

Por Satanai u ngrit kundėr Izraelit dhe e nxiti Davidin tė bėnte regjistrimin e popullit tė Izraelit.

2

Kėshtu Davidi i tha Joabit dhe krerėve tė popullit: "Shkoni dhe bėni regjistrimin e Izraelitėve nga Beer-Sheba deri nė Dan; pastaj mė paraqitni raportin qė unė tė dij numrin e tyre".

3

Joabi u pėrgjigj: "Zoti e shumėzoftė popullin e tij njėqind herė aq. Por, o mbret, o imzot, a nuk janė vallė tė gjithė shėrbėtorė tė zortėrisė sime? Pse zoti im kėrkon njė gjė tė tillė? Pse e bėn fajtor Izraelin?".

4

Por kėrkesa e mbretit mbizotėroi mbi atė tė Joabit. Prandaj Joabi u nis, e pėrshkoi tėrė Izraelin dhe u kthye pastaj nė Jeruzalem.

5

Joabi i dėrgoi Davidit shifrat e regjistrimit tė popullsisė; nė tė gjithė Izraelin kishte njė milion e njėqind mijė njerėz tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn dhe nė Judė katėrqind e shtatėdhjetė mijė njerėz tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn.

6

Por nė regjistrimin e kėtyre Joabi nuk pėrfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse pėr tė kėrkesa e mbretit ishte e neveritshme.

7

Kjo gjė nuk i pėlqeu Perėndisė, prandaj e goditi Izraelin.

8

Kėshtu Davidi i tha Perėndisė: "Kam bėrė njė mėkat shumė tė madh duke bėrė kėtė gjė; por tani, tė lutem, hiqja paudhėsinė shėrbėtorit tėnd, sepse unė kam vepruar shumė pa mend".

9

Atėherė Zoti i foli Gadit, shikuesit tė Davidit, duke i thėnė:

10

"Shko e i thuaj Davidit: "Kėshtu thotė Zoti: Unė tė propozoj tri gjėra: zgjidh njerėn nga kėto dhe unė do ta kryej pėr ty"".

11

Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: "Kėshtu thotė Zoti: Zgjidh

12

ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatėrrimesh pėrpara kundėrshtarėve tė tu, gjatė tė cilave shpata e armiqve tė tu do tė tė zėrė, ose tri ditė shpate tė Zotit, me fjalė tė tjera murtaja nė vend, gjatė tė cilave engjėlli i Zotit do tė tė sjellė shkatėrrim nė tė gjithė territorin e Izraelit. Tani mė bėj tė ditur pėrgjigjen qė duhet t`i jap atij qė mė ka dėrguar".

13

Davidi i tha Gadit: "Unė jam nė njė ankth tė madh! Oh, mė mirė unė tė bija nė duart e Zotit sepse ėshtė shumė i mėshirshėm, por tė mos bija nė duart e njerėzve!".

14

Kėshtu Zoti dėrgoi murtajėn nė Izrael dhe vdiqėn shtatėdhjetė mijė Izraelitė.

15

Perėndia dėrgoi gjithashtu njė engjėll nė Jeruzalem pėr ta shkatėrruar; por kur po pėrgatitej tė fillonte shkatėrrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua pėr fatkeqėsinė e caktuar dhe i tha engjėllit qė shkatėrronte: "Tani mjaft! Mbaje dorėn!". Engjėlli i Zotit qėndronte mė kėmbė pranė lėmit tė Ornanit, Jebuseut.

16

Davidi me sytė e ngritur, pa engjėllin e Zotit qė rrinte midis tokės dhe qiellit me nė dorė njė shpatė tė zhveshur dhe tė drejtuar mbi Jeruzalem. Atėherė Davidi dhe pleqtė, tė veshur me thasė, ranė pėrmbys me fytyrė pėr tokė.

17

Davidi i tha Perėndisė: "A nuk kam qenė unė, vallė, ai qė urdhėroi regjistrimin e popullsisė? Kam qenė unė qė kam mėkatuar dhe qė kam bėrė tė keqen; por kėta, kopeja, ēfarė kanė bėrė? Tė lutem, o Zot, Perėndia im, drejtoje dorėn tėnde kundėr meje dhe kundėr shtėpisė sė atit tim, por mos e godit popullin tėnd me kėtė fatkeqėsi".

18

Atėherė engjėlli i Zotit urdhėroi Gadin t`i thotė Davidit qė ky tė dalė dhe t`i ngrejė njė altar Zotit nė lėmin e Ornanit, Jebuseut.

19

Kėshtu Davidi doli sipas fjalės qė Gadi kishte shqiptuar nė emėr tė Zotit.

20

Ornani u kthye dhe pa engjėllin; prandaj tė katėr bijtė e tij qė ishin me tė u fshehėn, por Ornani vazhdoi tė shijė grurin.

21

Kur Davidi arriti pranė Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lėmi dhe ra pėrmbys para Davidit me fytyrė pėr tokė.

22

Atėherė Davidi i tha Ornanit: "Mė jep sipėrfaqen e lėmit; qė tė ndėrtojė njė altar pėr Zotin; ma jep pėr gjithė vlerėn e saj, me qėllim qė fatkeqėsia tė mos godasė mė popullin".

23

Ornani i tha Davidit: "Merre; dhe mbreti, zoti im, tė bėjė atė qė i duket mė e mirė; ja, unė po tė jap edhe qetė e olokaustit, veglat e shirjes pėr dru dhe grurin pėr blatimin e ushqimit; po t`i jap tė gjitha".

24

Por mbreti David i tha Ornanit: "Jo! Unė dua ta ble pėr vlerėn e saj tė plotė, sepse nuk ka pėr tė marrė pėr Zotin atė qė ėshtė prona jote dhe nuk kam pėr tė ofruar njė olokaust qė nuk mė kushton asgjė".

25

Kėshtu Davidi i dha Ornanit si ēmim tė tokės peshėn e gjashtėqind siklave ari.

26

Pastaj Davidi ndėrtoi aty njė altar pėr Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kėrkoi ndihmėn e Zotit, qė iu pėrgjigj me zjarrin qė zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.

27

Atėherė Zoti urdhėroi engjėllin ta fusė pėrsėri shpatėn e tij nė myll.

28

Nė atė kohė Davidi, duke parė qė Zoti ia kishte plotėsuar dėshirėn nė lėmin e Ornanit, Jebuseut, ofroi aty flijime.

29

Nė fakt tabernakulli i Zotit qė Moisiu kishte ndėrtuar nė shkretėtirė dhe altari i olokausteve ndodheshin atėherė nė vendin e lartė tė Gabaonit.

30

Por Davidi nuk mund tė shkonte pėrpara atij altari pėr t`u kėshilluar me Perėndinė, sepse ishte trembur pėrpara shpatės sė engjėllit tė Zotit.

1 i Kronikave 22