Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 13

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Nė atė kohė Abijahu, bir i Jeroboamit, u sėmur.

2

Jeroboami i tha bashkėshortes sė vet: "Ēohu, tė lutem, ndėrro petkat qė tė mos dihet se je gruaja e Jeroboamit, dhe shko nė Shiloh. Atje ėshtė profeti Ahijah, qė ka parashikuar se unė do tė bėhesha mbret e kėtij populli.

3

Merr me vete dhjetė bukė, disa kuleē dhe njė enė me mjaltė dhe shko tek ai; ai do tė tė thotė se ē`ka pėr tė ndodhur me fėmijėn".

4

Gruaja e Jeroboamit veproi nė kėtė mėnyrė: u ngrit, shkoi nė Shiloh dhe arriti nė shtėpinė e Ahijahut. Ahijahu nuk shikonte dot sepse sytė i qenė errur nga pleqėria.

5

Zoti i kishte thėnė Abijahut: "Ja, gruaja e Jeroboamit ėshtė duke ardhur pėr t`u kėshilluar me ty pėr tė birin qė ėshtė i sėmurė. Ti do t`i thuash kėshtu e kėshtu. Kur do tė hyjė, ajo do tė shtihet se ėshtė njė grua tjetėr".

6

Sapo Ahijahu dėgjoi zhurmėn e hapave tė saj kur po hynte nga porta, ai tha: "Hyr, o bashkėshorte e Jeroboamit. Pse bėn sikur je njė person tjetėr? Unė duhet tė tė jap lajme tė kėqija.

7

Shko dhe i thuaj Jeroboamit: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia i Izraelit: Unė tė kam ngritur nga gjiri i popullit dhe tė kam bėrė princ tė popullit tim tė Izraelit,

8

e rrėmbeva mbretėrinė nga duart e shtėpisė sė Davidit dhe ta dhashė ty, por ti nuk ke qenė si shėrbėtori im Davidi qė ka respektuar urdhėrimet e mia dhe mė ka ndjekur me gjithė zemėr, duke bėrė ato qė ishin tė drejta nė sytė e mia;

9

ti ke vepruar mė keq nga tė gjithė ata qė qenė para teje, sepse ke arritur tė sajosh perėndi tė tjera dhe shėmbėlltyra me derdhje pėr tė provokuar zemėrimin tim, dhe mė ke hedhur prapa krahėve.

10

Prandaj, ja, unė do tė dėrgoj fatkeqėsinė mbi shtėpinė e Jeroboamit dhe do tė shfaros nga shtėpia e tij ēdo mashkull nė Izrael, qoftė skllav apo i lirė, dhe do ta fshij plotėsisht shtėpinė e Jeroboamit, ashtu si fshihen plehrat deri sa tė zhduken tėrėsisht.

11

Ata tė shtėpisė sė Jeroboamit qė do tė vdesin nė qytet do t`i hanė qentė; dhe ata qė do tė vdesin nėpėr ara, do t`i hanė shpendėt e qiellit; sepse kėshtu ka folur Zoti.

12

Prandaj ēohu dhe shko nė shtėpinė tėnde; sa tė hysh nė qytet, fėmija ka pėr tė vdekur.

13

Tėrė Izraeli do ta vajtojė dhe do ta varrosė. Ai do tė jetė i vetmi nga shtėpia e Jeroboamit qė do tė varroset, sepse ėshtė i vetmi nga shtėpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diēka e mirė dhe qė i pėlqen Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

14

Zoti do tė vendosė mbi Izraelin mbretin e tij, qė po atė ditė do tė shfarosė shtėpinė e Jeroboamit. Ē`po them kėshtu. Kjo po ndodh qė tani.

15

Zoti do tė shfryjė mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta shrrėnjosė Izraelin nga kjo tokė e mirė qė u kishte dhėnė etėrve tė tij dhe do t`i shkoqė ata matanė Lumit, sepse kanė bėrė Asherimėt e tyre, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit.

16

Ai do ta braktisė Izraelin pėr shkak tė mėkateve tė Jeroboamit, sepse ai ka kryer mėkate dhe ka bėrė qė tė mėkatojė edhe Izraeli"".

17

Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti nė Tirtsah; me tė arritur nė pragun e shtėpisė, fėmija i vdiq.

18

E varrosėn dhe tėrė Izraeli e qau, sipas fjalės qė Zoti kishte thėnė me anė tė profetit Ahijah, shėrbėtorit tė tij.

19

Bėmat e tjera tė Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretėroi, janė shkruar nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit.

20

Kohėvazhdimi i mbretėrisė sė Jeroboamit qe njėzet e dy vjet; pastaj atė e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe nė vend tė tij mbretėroi i biri, Nadabi.

21

Roboami, bir i Salomonit, mbretėroi nė Judė. Ai ishte dyzet e njė vjeē kur u bė mbret dhe mbretėroi shtatėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem, nė qytetin qė Zoti kishte zgjedhur nga tėrė fiset e Izraelit

22

Ata tė Judės bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit; dhe me mėkatet qė bėnė shkaktuan xhelozinė e Zotit mė tepėr nga ē`kishin bėrė etėrit e tyre.

23

Edhe ata ndėrtuan vende tė larta, shtylla dhe Asherime nė tė gjitha kodrat e larta dhe poshtė ēdo druri tė gjelbėr.

24

Pėrveē kėsaj, kishte nė vend njerėz qė jepeshin mbas kurvėrisė sė shenjtė. Ata merreshin me tė gjitha gjėrat e neveritshme tė kombeve qė Zoti kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit.

25

Nė vitin e pestė tė mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundėr Jeruzalemit,

26

dhe mori me vete thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror; mori me vete ēdo gjė, duke pėrfshirė shqytat e arta qė Salomoni kishte bėrė.

27

Nė vend tė tyre mbreti Roboam dha urdhėr tė bėheshin shqyta prej bronzi dhe ua dorėzoi komandantėve tė rojeve qė ruanin hyrjen e pallatit mbretėror.

28

Sa herė qė mbreti hynte nė shtėpinė e Zotit, rojet i ēonin nė sallėn e rojeve.

29

Pjesa tjetėr e bėmave tė Roboamit dhe tė gjitha ato qė ai bėri a nuk janė tė shkruara vallė nė Kronikat e mbretėrve tė Judės?

30

U bė njė luftė e pandėrprerė midis Roboamit dhe Jeroboamit.

31

Pastaj Roboamin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros me ta nė qytetin e Davidit. E ėma quhej Naamaha, ishte Amonite. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Abijami.

1 i Mbretėrve 15