Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 8

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Mbas pėrfundimit nga ana e Salomonit tė ndėrtimit tė shtėpisė tė Zotit, tė pallatit mbretėror dhe tė gjitha gjėrave qė Salomoni dėshironte dhe kishte ndėrmend tė bėnte,

2

Zoti iu shfaq njė herė tė dytė Salomonit, ashtu siē i qe shfaqur nė Gabaon,

3

dhe Zoti i tha: "Unė e pėrmbusha lutjen tėnde dhe kėrkesėn qė bėre para meje; kam shenjtėruar kėtė tempull qė ti ke ndėrtuar pėr t`i vėnė emrin tim pėr gjithnjė; aty do tė jenė pėr gjithnjė sytė dhe zemra ime.

4

Sa pėr ty, nė qoftė se do tė ecėsh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, me ndershmėri zemre dhe me drejtėsi, duke bėrė tėrė gjėrat qė tė kam urdhėruar, dhe nė rast se do tė respektosh statutet dhe dekretet e mia,

5

unė do ta bėj tė qėndrueshėm fronin e mbretėrisė sate mbi Izrael pėr gjithnjė, ashtu siē ia kisha premtuar Davidit, atit tėnd, duke thėnė: "Nuk tė ka pėr tė munguar kurrė njė njeri pėr t`u ulur mbi fronin e Izraelit".

6

Por nė rast se ju ose bijtė tuaj do tė largohen nga unė dhe nuk do tė zbatoni urdhėrimet dhe statutet e mia qė kam vėnė para jush dhe do tė shkoni t`u shėrbeni perėndive tė tjera dhe tė bini pėrmbys para tyre,

7

unė do ta zhduk Izraelin nga faqja e vendit qė i kam dhėnė dhe nuk do tė jem i pranishėm nė tempullin qė kam shenjtėruar nė emrin tim; kėshtu Izraeli do tė bėhet gazi dhe tallja e tėrė popujve.

8

Dhe ky tempull, megjithėse kaq i madhėrishėm, do tė jetė njė vend i shkretė; kushdo qė do t`i kalojė afėr do tė mbetet i habitur dhe do tė fėrshėllejė, dhe ka pėr tė thėnė: "Pse Zoti e ka trajtuar kėshtu kėtė vend dhe kėtė tempull?".

9

Atėherė do t`i pėrgjigjen: "Sepse kanė braktisur Zotin, Perėndinė e tyre, qė i nxori etėrit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janė dhėnė pas perėndive tė tjera, janė pėrkulur para tyre dhe u kanė shėrbyer; pėr kėtė arsye Zoti ka sjellė mbi ta tėrė kėtė fatkeqėsi"".

10

Njėzet vjet pasi Salomoni kishte ndėrtuar dy ndėrtesat, shtėpinė e Zotit dhe pallatin mbretėror,

11

(Hirami, mbret i Tiros, e kishte furnizuar Salomonin me gjithė drurin e kedrit dhe tė qiparisit dhe me arin qė dėshironte), mbreti Salomon i dha Hiramit njėzet qytete nė vendin e Galilesė.

12

Hirami erdhi nga Tiro pėr tė parė qytetet qė i kishte dhėnė Salomoni, por nuk i pėlqyen;

13

dhe tha: "Ē`qytete janė kėto qė mė ke dhėnė, o vėllai im?". Dhe i quajti "vendi i Kabulit", emėr qė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite.

14

Pastaj Hirami i dėrgoi mbretit njėqind e njėzet talente ari.

15

Ky ėshtė raporti i punės sė detyruar qė mbreti Salomon rekrutoi pėr tė ndėrtuar shtėpinė e Zotit, shtėpinė e tij, Milon, muret e Jeruzalemit, Hatsorin, Megidon dhe Gezerin.

16

(Faraoni, mbret i Egjiptit, kishte dalė dhe kishte pushtuar Gezerin, i kishte vėnė flakėn dhe kishte vrarė Kananejtė qė banonin nė qytete; pastaj ia kishte dhėnė si prikė vajzės sė tij, bashkėshortes sė Salomonit).

17

Pastaj Salomoni rindėrtoi Gezerin, Beth-Horonin e poshtėm,

18

Baalathin dhe Tadmorin nė pjesėn e shkretė tė vendit,

19

tė gjitha qytetet e furnizimit qė i pėrkisin Salomonit, qytetet pėr qerret e tij, qytetet pėr kalorėsit e tij, tė gjitha atė qė i pėlqyen Salomonit tė ndėrtojė nė Jeruzalem, nė Liban dhe nė tėrė vendin ku sundonte.

20

Tėrė njerėzit qė mbetėn nga Amorejtė, Hitejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė, qė nuk ishin bij tė Izraelit,

21

domethėnė pasardhėsit e tyre qė kishin mbetur pas tyre nė vend dhe qė Izraelitėt nuk kishin arritur t`i shfarosnin, Salomoni i rekrutoi pėr punė tė detyruar deri nė ditėn e sotme.

22

Por nga bijtė e Izraelit, Salomoni nuk pėrdori asnjė pėr punė tė detyruar; ata ishin pėrkundrazi luftėtarėt e tij, shėrbėtorėt e tij, ministrat e tij, princat e tij, kapedanėt e tij, komandantėt e qerreve dhe e kalorėsve tė tij.

23

Shefat e nėpunėsve qė drejtonin punimet e Salmonit ishin pesėqind e pesėdhjetė veta; ata mbikqyrnin njerėzit qė kryenin punimet.

24

Mbas kalimit tė vajzės sė Faraonit nga qyteti i Davidit nė shtėpinė qė Salomoni i kishte ndėrtuar, ky u mor me ndėrtimin e Milos.

25

Tri herė nė vit Salomoni ofronte olokauste dhe flijime falėnderimi mbi altarin qė kishte ndėrtuar pėr Zotin dhe digjte temjan mbi altarin qė ndodhej para Zotit. Kėshtu e mbaroi tempullin.

26

Mbreti Salomon ndėrtoi edhe njė flotė nė Etsion-Geber, nė afėrsi tė Elathit, mbi bregun e Detit tė Kuq, nė vendin e Edomit.

27

Hirami dėrgoi mbi anijet e flotės shėrbėtorėt e tij, marinarė qė e njihnin detin, me qėllim qė tė punonin me shėrbėtorėt e Salomonit.

28

Ata shkuan nė Ofir, ku morėn katėrqind e njėzet talente ari dhe ia sollėn Salomonit.

1 i Mbretėrve 10