Bibla Shqip

1 i Mbretėrve 4

1 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Kur Hirami, mbret i Tiros, mėsoi qė Salomoni ishte vajosur mbret nė vend tė atit tė tij, dėrgoi shėrbėtorėt e tij, sepse Hirami kishte qenė gjithnjė mik i Davidit.

2

Atėherė Salomoni dėrgoi t`i thotė Hiramit:

3

"Ti e di qė ati im David nuk ka mundur tė ndėrtojė njė tempull nė emėr tė Zotit, Perėndisė tė tij, pėr shkak tė luftrave tė ndėrmarra nga ēdo anė kundėr tij, deri sa Zoti i vuri armiqtė e tij nėn shputėn e kėmbėve tė tij.

4

Por tani Zoti, Perėndia im, mė ka dhėnė paqe rreth e qark; dhe nuk kam mė kundėrshtarė, as ndonjė fatkeqėsi.

5

Prandaj tani kam ndėrmend tė ndėrtoj njė tempull nė emėr tė Zotit, Perėndisė tim, sipas premtimit qė i bėri Zoti atit tim David, kur i tha: "Yt bir, qė unė do tė vendos mbi fronin tėnd, ka pėr tė qėnė ai qė do tė ndėrtojė njė tempull nė emrin tim".

6

Jep urdhėr, pra, qė tė priten pėr mua kedrat e Libanit. Shėrbėtorėt e mi do tė punojnė me shėrbėtorėt e tu, dhe si pagė unė do t`u jap shėrbėtorėve tė tu tėrė ato qė do tė mė kėrkosh ti. Ti e di mirė qė ndėr ne nuk ka njeri qė di t`i presė drurėt si ata tė Sidonit".

7

Kur Hirami i dėgjoi fjalėt e Salomonit, u gėzua sė tepėrmi dhe tha: "Qoftė i bekuar sot Zoti, qė i ka dhėnė Davidit njė bir tė urtė pėr tė mbretėruar mbi kėtė popull tė madh".

8

Pastaj Hirami dėrgoi t`i thotė Salomonit: "E shqyrtova me kujdes mesazhin qė mė ēove. Unė do tė bėj tė gjitha ato qė dėshiron ti lidhur me lėndėn e kedrit dhe tė qiparisit.

9

Shėrbėtorėt e mi do t`i sjellin nga Libani deri nė det dhe do t`i transportojnė qė andej me trap deri nė vendin qė ti do tė mė tregosh; pastaj do t`i shkarkojnė atje dhe ti do t`i ēosh tutje. Si shpėrblim, ti do tė plotėsosh dėshirėn time, duke furnizuar me ushqime shtėpinė time".

10

Kėshtu Hirami e furnizoi Salomonin me tėrė lėndėn e kedrit dhe tė qiparisit qė ai kishte nevojė.

11

Salomoni nga ana e tij e furnizoi Hiramin me njėzet mijė kore gruri pėr tė mbajtur shtėpinė e tij dhe njėzet kore vaj tė pastėr ulliri; Salomoni i jepte Hiramit ēdo vit tėrė kėto gjėra.

12

Zoti i dha dituri Salomonit, ashtu siē ia kishte premtuar; kėshtu mbretėroi paqja midis Hiramit dhe Salomonit, dhe tė dy bėnė aleancė.

13

Mbreti Salomon rekrutoi njerėz pėr punė tė detyruar nė tėrė Izraelin, dhe ata qė u caktuan pėr punė tė detyruar ishin tridhjetė mijė njerėz.

14

I dėrgonte me turne nė Liban nga dhjetėmijė nė muaj; kalonin njė muaj nė Liban dhe dy muaj nė shtėpitė e tyre; Adonirami ishte drejtuesi i punimeve tė detyruara.

15

Salomoni kishte gjithashtu shtatėdhjetė mijė njerėz qė transportonin ngarkesa dhe tetėdhjetė mijė gurgdhėndės nė male,

16

pa llogaritur tremijė e treqind pėrgjegjės tė caktuar nga Salomoni pėr veprimtaritė e ndryshme dhe pėr tė mbikqyrur personat e caktuar nė punimet.

17

Mbreti urdhėroi tė nxirreshin gurė tė mėdhenj, gurė me vlerė dhe gurė katėrkėndėsh pėr tė bėrė themelet e tempullit.

18

Kėshtu punėtorėt e Salomonit dhe punėtorėt e Hiramit dhe Giblejtė nxorėn gurėt, dhe pėrgatitėn lėndėn e drurit dhe gurėt pėr ndėrtimin e tempullit.

1 i Mbretėrve 6