Bibla Shqip

2 i Samuelit 9

2 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Mbas kėtyre gjėrave, mbreti i bijve tė Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretėroi nė vend tė tij.

2

Davidi tha: "Unė dua tė sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atė dashamirėsi qė i ati tregoi ndaj meje". Kėshtu Davidi dėrgoi shėrbėtorėt e tij pėr ta ngushėlluar pėr humbjen e atit. Por kur shėrbėtorėt e Davidit arritėn nė vendin e bijve tė Amonit,

3

krerėt e bijve tė Amonit i thanė Hanunit, zotėrisė sė tyre: "Beson me tė vėrtetė qė Davidi tė ka dėrguar njerėz pėr ngushėllim pėr tė nderuar atin tėnd? A nuk tė ka dėrguar pėrkundrazi shėrbėtorėt e tij pėr tė vėzhguar qytetin, pėr tė spiunuar dhe pėr tė shkatėrruar atė?".

4

Atėherė Hanuni i zuri shėrbėtorėt e Davidit, i detyroi tė rruajnė gjysmėn e mjekrės dhe tė presin pėr gjysmė rrobat e tyre deri nė vithe, pastaj i la tė shkojnė.

5

I informuar pėr kėtė ngjarje, Davidi dėrgoi disa persona pėr t`i takuar, sepse kėta njerėz e ndjenin veten shumė tė turpėruar. Mbreti dėrgoi t`u thonė: "Rrini nė Jeriko sa t`ju rritet mjekra, pastaj do tė ktheheni".

6

Kur bijtė Amonit e kuptuan qė ishin bėrė tė urryer pėr Davidin, dėrguan tė rekrutojnė njėzet mijė kėmbėsorė te Sirėt e Beth-Rehobit dhe te Sirėt e Tsobas, njė mijė njerėz tė mbretit tė Maakahut dhe dymbėdhjetė mijė nga njerėzit e Tobit.

7

Me tė dėgjuar kėtė lajm, Davidi dėrgoi kundėr tyre Joabin me gjithė ushtrinė e njerėzve trima.

8

Bijtė e Amonit dolėn dhe u renditėn pėr betejė nė hyrjen e portės sė qytetit, ndėrsa Sirėt e Tsobas dhe tė Rehobit, dhe njerėzit e Tobit dhe tė Maakahut u rreshtuan nė fushė tė hapur.

9

Kur Joabi e kuptoi se kundėr tij ishin dy fronte beteje, njeri nga pėrpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerėzit mė tė mirė tė Izraelit dhe i renditi pėr betejė kundėr Sirėve;

10

Pjesėn tjetėr tė njerėzve e la nė duart e vėllait tė tij Abishai pėr t`i renditur kundėr bijve tė Amonit.

11

Pastaj i tha: "Nė qoftė se Sirėt janė mė tė fortė se unė, ti do tė mė vish nė ndihmė; por nė qoftė se bijtė e Amonit janė mė tė fortė se ti, atėherė unė do tė tė vij nė ndihmė.

12

Tregohu guximtar dhe tė jemi tė fortė pėr tė mbrojtur popullin tonė dhe qytetet e Perėndisė tonė; dhe Zoti tė bėjė atė qė i pėlqen".

13

Pastaj Joabi me gjithė njerėzit e tij ecėn pėrpara pėr tė luftuar kundėr Sirėve; por kėta ikėn para tij.

14

Kur bijtė e Amonit panė qė Sirėt kishin ikur, ua mbathėn edhe ata para Abishait dhe hynė pėrsėri nė qytet. Atėherė Joabi u kthye nga ekspedita kundėr bijve tė Amonit dhe erdhi nė Jeruzalem.

15

Kur Sirėt panė qė ishin mundur nga Izraeli, u mblodhėn tė tėrė.

16

Hadadezeri dėrgoi lajmėtarė pėr tė sjellė Sirėt qė ishin matanė Lumit. Ata arritėn nė Helam, me komandantin e ushtrisė tė Hadedezerit, Shobakun, nė krye.

17

Kur Davidi u njoftua pėr kėtė gjė, mblodhi tėrė Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti nė Helam. Sirėt u radhitėn kundėr Davidit dhe nisėn betejėn.

18

Por Sirėt ua mbathėn pėrpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirėt njerėzit e shtatėqind qerreve dhe dyzet mijė kalorės, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisė sė tyre, i cili vdiq nė atė vend.

19

Kur tėrė mbretėrit vasalė tė Hadadezerit e panė qė ishin mundur nga Izraeli, bėnė paqe me Izraelin dhe iu nėnshtruan atij. Kėshtu Sirėt patėn frikė tė ndihmonin akoma bijtė e Amonit.

2 i Samuelit 11