Bibla Shqip

1 i Samuelit 25

1 i Samuelit

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 26

1

Zifejtė erdhėn te Sauli nė Gibeah dhe i thanė: "Mos ėshtė fshehur Davidi nė kodrėn e Hakilahut nė kufi me shkretėtirėn?".

2

Atėherė Sauli u ngrit dhe zbriti nė drejtim tė shkretėtirės sė Zifit, duke pasur me vete tre mijė njerėz tė zgjedhur tė Izraelit, pėr tė kėrkuar Davidin nė shkretėtirėn e Zifit.

3

Sauli e ngriti kampin e tij nė kodrėn e Hakilahut, qė ndodhet nė kufi me shkretėtirėn pranė rrugės, ndėrsa Davidi gjendej nė shkretėtirė. Kur e kuptoi qė Sauli vinte pėr ta kėrkuar nė shkretėtirė,

4

Davidi dėrgoi disa spiunė dhe mėsoi qė Sauli kishte arritur me tė vėrtetė.

5

Atėherė Davidi u ngrit dhe shkoi nė vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrirė Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisė sė tij. Sauli ishte shtrirė nė kampin e qerreve dhe njerėzit e tij ishin rreth tij.

6

Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit tė Tserujahut dhe vėlla i Joabit; dhe u tha atyre: "Kush do tė vijė me mua te Sauli nė kamp?". Abidshai u pėrgjegj: "Do tė vij unė bashkė me ty".

7

Kėshtu Davidi dhe Abishai arritėn natėn te kėta njerėz; dhe ja qė Sauli rrinte shtrirė i pėrgjumur nė kampin e qerreve, me shtizėn e tij tė ngulur nė tokė, nga ana e kokės, kurse Abneri dhe njerėzit e tij po flinin rreth tij.

8

Atėherė Abishai i tha Davidit: "Sot Perėndia tė ka dhėnė nė dorė armikun tėnd; prandaj, tė lutem, mė lejo ta godas me shtizė dhe ta mbėrthej nė tokė me njė tė rėnė tė vetme; nuk do tė ketė nevojė pėr njė goditje tė dytė".

9

Por Davidi i tha Abishait: "Mos e vrit; kush me tė vėrtetė mund tė ngrejė dorėn kundėr tė vajosurit tė Zotit pa u bėrė fajtor?".

10

Pastaj Davidi shtoi: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, vetėm Zoti do ta godasė; o sepse do t`i vijė dita dhe ka pėr tė vdekur, o sepse do tė shkojė tė luftojė dhe do tė vritet.

11

Zoti tė mė ruajė qė tė mos e shtyj dorėn kundėr tė vajosurit tė Zotit! Tani, tė lutem merre shtizėn qė ėshtė pranė kokės sė tij dhe enėn e ujit dhe tė ikim".

12

Kėshtu Davidi mori shtizėn dhe kanėn e ujit qė ishte pranė kokės sė Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gjė, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; tė gjithė flinin, sepse njė gjumė i thellė i dėrguar nga Zoti i kishte zėnė.

13

Pastaj Davidi kaloi nė krahun e kundėrt dhe u ndal larg, nė majėn e malit; kishte njė lartėsi tė madhe midis tyre.

14

Atėherė Davidi u thirri njerėzve tė Saulit dhe tė Abnerit, birit tė Nerit, dhe u tha: "Abner, nuk po pėrgjigjesh?". Abneri u pėrgjegj dhe tha: "Kush je ti qė po i bėrtet mbretit?".

15

Davidi i tha kėshtu Abnerit: "A nuk je njė njeri trim? Dhe kush ėshtė baraz me ty nė Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirė mbretin, zotėrinė tėnde? Njėri nga populli erdhi nė fakt pėr tė vrarė mbretin, zotėrinė tėnde.

16

Ajo qė ke bėrė nuk ėshtė aspak e mirė. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirė zotėrinė tuaj, tė vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku ėshtė shtiza e mbretit dhe kana e ujit qė ishte pranė kokės sė tij!".

17

Sauli njohu zėrin e Davidit dhe tha: "A ėshtė zėri yt, o biri im David?". Davidi u pėrgjegj: "Éshtė zėri im, o mbret, o imzot!".

18

Pastaj shtoi: "Pse zotėria im e persekuton shėrbėtorin e tij? Ē`kam bėrė? Ēfarė tė keqe kam kryer?

19

Prandaj tani, tė lutem, dėgjo, o mbret, o imzot, fjalėt e shėrbėtorit tėnd. Nė rast se Zoti tė nxit kundėr meje, ai le tė pranojė njė blatim! Por nė rast se janė njerėz, qofshin tė mallkuar pėrpara Zotit, sepse sot mė kanė pėrzėnė qė tė mė pengonin tė merrja pjesėn nė trashėgiminė e Zotit, duke mė thėnė: "Shko t`u shėrbesh perėndive tė tjera".

20

Tani, pra, gjaku im mos rėntė nė tokė larg pranisė tė Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli pėr tė kėrkuar njė plesht, ashtu si gjuajnė njė thėllėzė nėpėr male".

21

Atėherė Sauli tha: "Kam mėkatuar; ktheu, biri im David, sepse nuk do tė bėj mė asnjė tė keqe, sot jeta ime ishte e ēmuar nė sytė e tua; ja, kam vepruar si njė budalla dhe kam gabuar rėndė".

22

Davidi u pėrgjegj: "Ja, shtiza e mbretit; le tė vijė kėtu njė nga tė rinjtė e ta marrė.

23

Zoti do t`i japė secilit simbas drejtėsisė dhe besnikėrisė sė tij; sot nė fakt Zoti tė kishte dhėnė nė duart e mia, por unė nuk desha tė shtrija dorėn time kundėr tė vajosurit tė Zotit.

24

Ashtu si sot jeta jote ka qenė e ēmuar nė sytė e mi, kėshtu ka pėr tė qenė e ēmuar jeta ime nė sytė e Zotit; dhe ai tė mė largojė ēdo fatkeqėsi".

25

Atėherė Sauli i tha Davidit: "Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do tė bėsh vepra tė mėdha dhe ke pėr tė dalė me siguri fitimtar". Kėshtu Davidi vazhdoi rrugėn e tij dhe Sauli u kthye nė shtėpinė e vet.

1 i Samuelit 27